Një kapiten anijeje lajmërohet nga zëvendësi i tij se një anije pirate po vinte drejt tyre. Ai i kërkon ndihmësit t’i sillte këmishën e kuqe. Ai e pyet se pse i nevojitet këmisha e kuqe dhe kapiteni përgjigjet “Që kur të plagosem dhe të gjakosem, ju të tjerët të mos e vini re dhe të mos dekurajoheni”. Dy ekipazhet bëjnë luftë dhe piratët munden. Ditën tjetër kapitenin e lajmërojnë se 50 anije pirate po vinin drejt anijes së tyre. Kapiteni atëherë bërtet: “Më sillni pantallonat kafe!”.
Një mësues u kërkon nxënësve të tij të thonë një kafshë që fillon me “E”. Një djalë thërret: “Elefanti”. Pastaj mësuesi kërkon një kafshë që fillon me “D”. I njëjti djalë thotë “Dy elefantë”. Mësuesi e nxjerr djalin jashtë për sjellje të keqe. Më pas ai u kërkon një kafshë që fillon me “M” dhe djali, nga dritarja bërtet “Mbase një elefant!”.