Të gjitha lidhjet serioze janë të bazuara tek sinqeriteti, por ndodh ndonjëherë, që një gënjeshtër e vogël është më e mirë për lidhjen sesa e vërteta. Në daç besojeni, në daç jo, një gënjeshtër e vogël, por me qëllime të mira, mund ta forcojë lidhjen. Ja 10 shembuj gënjeshtrash të mira për një lidhje në çift.
1. Më vjen keq, por sot jam e zënë
Nganjëherë ne duam të rrimë vetëm, pa pasur partnerin/en nëpër këmbë. Megjithatë, nuk mund t’ia thuash këtë gjë hapur, sepse mund ta lëndosh. Si pasojë, zgjidhja e vetme është të nxjerrësh si preteks se do të dalësh vonë nga puna sot, për të qëndruar vetëm në shtëpi, për të parë serinë e preferuar.
2. Ti je njeriu më zbavitës që njoh
Nëse nuk jeni lidhur me Ben Stillerin, shanset që keni për të qeshur me të gjithë shakatë dhe barcaletat që thotë janë të pakta…Megjithatë, nganjëherë duhet të shtireni për t’i bërë qejfin, apo jo?
3. Një njollë? Nuk e kisha vënë re.
Dilni të dy nga restoranti dhe ai ka një njollë të madhe salce mbi pantallona, të cilën ju e kishit vënë re, ndërsa ai, jo. Meqë është e pamundur ta pastroni aty për aty, preferoni të mos ia zini fare në gojë. Bravo, është zgjedhja e duhur.
4. Sigurisht që më pëlqejnë frutat e detit
Ai ju ka ftuar për darkë në shtëpinë e tij dhe ju ka përgatitur me duart e tij një darkë romantike. Atëherë, si mund ta zhgënjeni duke i thënë se nuk ju pëlqejnë? Pastaj kjo nuk është vërtet një gënjeshtër, sepse mund të mos i pëlqeni, por të paktën nuk i urreni. Diferenca është e vockël, por ekziston!
5. Shtireni sikur jeni ende në gjumë
Është provuar se disa minuta gjumë më shumë mund të bëjnë mrekulli në organizmin tonë. Atëherë, kur ai zgjohet nga gjumi dhe ju pyet: “Je zgjuar?”, është e kotë t’i përgjigjeni. Të paktën, jo menjëherë.
6. Këtë film? Jo, s’e kam parë kurrë
Pasi keni parë të sfilojnë gjithë filmat në Netflix për orë të tëra, dikush duhet të sakrifikojë për të thënë “Ah, këtë film nuk e kam parë. E shohim?”. Përndryshe kjo situatë mund të vazhdojë gjatë dhe në fund, do të mbeteni pa parë asnjë film.
7. Po, e adhuroj këtë serial!
Një moment vetëm për vetëm mbetet një moment vetëm për vetëm, edhe sikur të jetë seria e fundit e Lojës së Froneve, në të cilën, ndodh shpesh t’u presin kokën njerëzve. Edhe sikur ju ta urreni këtë serial (jo të gjithë janë fansa të tij), thuajini atij se ju e adhuroni, që të qëndroni gjithë mbrëmjen pranë tij. Në rregull, nuk është Mbrëmja romantike që kishit imagjinuar, pastaj ka gjëra më të mira për t’u eksituar, por nëse kjo i pëlqen partnerit tuaj…Në fund të fundit mund t’i kërkoni shpërblim për këtë sakrificë!
8. Nuk do vish në ditëlindjen e shoqes sime? S’ka problem
Kujdes, le t’i themi gjërat në konteksin e tyre. Nëse partneri juaj nuk vjen në asnjë eveniment të organizuar nga ose për shoqërinë tuaj, këtu ka problem. Por, nëse bëhet fjalë për një rast, atëherë thuajini se nuk ka (shumë) problem. Pasi të keni dalë me shoqërinë, do ta harroni mërzinë tuaj!
9. Jo, nuk e kam parë sms-në tënde
Nganjëherë harrojmë t’i përgjigjemi sms së partnerit. Është gabim, por gjëra që ndodhin. Atëherë, nëse do të shpëtosh nderin tënd, ka vetëm një zgjedhje: T’i thoni se nuk e keni parë. Ju takon juve të zgjidhni llojin e gënjeshtrës.
10. Të mohosh
Në fund, një gënjeshtër e vogël e fundit, që mund të jetë fitimprurëse për çiftin: T’i thoni se nuk keni thënë kurrë një nga 9 gënjeshtrat e mësipërme. Ku…rrë!
(Këtë shkrim dhe shkime te tjere per seksin mund te lexoni në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)