– Kam dëgjuar shumë të flitet për kërpudhen tibetiane. Ju lutem, më thoni, çfarë vlerash ka? Më kanë thënë ta përdor për ulçerën, sepse mendohet se e zhduk fare. Si knsumohet kjo kërpudhë, mund të më jepni një informacion? Zonja nga Tirana.
– E nderuar zonjë, nga informacionet që morëm për kërpudhën dhe sipas studimeve shkencore thuhet se kërpudha ndikon në shërimin e ulçerës dhe shumë sëmundjeve të tjera siç janë: rregullimi i peshës dhe sistemit imunitar të trupit. Shëron pankreasin, mëlçinë, shpretkën, pastron rrugët e lëngut të fshikzës së tëmthit dhe shpërbën gurët e tëmthit. Shëron stomakun, zorrët, apendisitin, veshkat, rrugët urinare, stabilizon tensionin e gjakut, ndalon dhe pengon zhvillimin e metastazave të kancerit, pengon plakjen e shpejtë, heq lodhjen, dobësinë dhe stresin. Pra, në përgjithësi është një bimë e pasur me shumë vitamina prandaj ka këtë ndikim në shëndetin e njeriut.
– Mënyra e përdorimit të kërpudhës tibetiane: Në një kavanoz hidhet kërpudha tibetiane me masë më shumë se dy lugë gjelle, rreth 250 mg. Merrni çerek litër qumështi. Qumështi duhet të jetë i pazier (i kontrolluar) në temperaturen e mjedisit, me yndyrë 3.5 %. Kavanozi mbulohet me garzë dhe mbahet në errësirë në temperaturën e ambientit. Pas 24 orësh kjo përzierje hidhet në një sitë plastike dhe kullohet. Qumështi (që ka marrë formën e kosit të hollë) që del nga kullimi është gati për të pirë. Kërpudha që mbetet mbi sitë shpëlahet me ujë të bollshëm në çezmë dhe pastaj e hedhim në kavanoz të pastër me lugë druri, hedhim qumësht çerek litër e mbulojmë me fasho të pastër përsëri. Pas 24 orësh (përzierja, kërpudhë+qumësht) është gati për t’u përdorur (kullohet në sitë). Qumështi pihet, kërpudha lahet dhe përsëritet e njëjta procedurë.
– Ama, duhet të keni kujdes një gjë: Nëse kërpudha prek metal, i humbet vlerat e saj kurative. Duhet të ushqehet me qumësht çdo 24 orë rregullisht me shumë përpikmëri (qumështi në temperaturë ambienti). Nëse nuk mbahet në qumësht, kërpudha merr ngjyrë të zezë dhe pas 24 orësh humbet efektin kurues. Prandaj edhe gjatë 10 ditëve të pushimit kërpudha ushqehet me qumësht çdo 24 orë. Kërpudha e shëndoshë dyfishohet çdo 17 ditë. Kështu, mund të ndahet në dy pjesë me lugë druri dhe e përdorin edhe të tjerët. Përsa i përket asaj se sa duhet të zgjasë ky trajtim me kërpudhën, duhet të ndiqni këtë rregull: Përbërja që del nga përgatitja e qumështit me kërpudhën siç e thamë më sipër, duhet pirë 20 ditë rresht. Duhet pirë ngadalë me gllënjka të vogla të cilat duhet të lëvizin nëpër gojë para kalimit në stomak. Kurimi nuk ndërpritet për asnjë ditë, pihet çdo natë para se të flini gjumë. Pas 20 ditësh bëhet 10 ditë pushim dhe pastaj përsëritet. Kjo kurë përsëritet disa herë derisa të ndiheni mirë aty ku mendoni se kishit problem shëndetësor. Kini parasysh se kërpudha, gjatë këtij procesi, ka vetinë të shumohet, ndaj pas 17 ditësh, duhet ta ndani më dysh dhe gjysmën mbajeni vetë, gjysmën jepjani dikujt tjetër që ka nevojë për një kurë të tillë.
Advertisement