– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr vëllain tim i cili nga një njeri normal, u kthye në një person të paaftë. Jo vetëm i paaftë psikikisht, por edhe ecte si shtrembër dhe fliste, por me butësi të madhe. Unë dhe nëna i bënim dush në banjo dhe kur po e lanim, ai nuk sillej normal. Aty e kuptova që vëllai im nuk ishte mirë psikikisht, sepse deri në atë moment nuk e kisha kuptuar. E kapa vëllain dhe fillova të qaja për të. Ndërsa qaja, e shikoja veten në pasqyrë.
– Nga ëndrra duket që jeni i/e shqetësuar për vëllain tuaj. Ëndrra tregon që është radha juaj tani që ta ndihmoni vëllain tuaj të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet. Ndoshta ju nuk dini asgjë, por ka diçka që e shqetëson atë. Ai ka nevojë për ju më shumë se kurrë dhe të parit në pasqyrë që bëni ju, tregon që ka ardhur momenti të reflektoni më shumë, sepse gjendeni përballë disa situatave që kërkojnë edhe ndërhyrjen tuaj. Nëse vëllai gjendet në një moment të vështirë shpirtëror, atëherë ju do të jeni ai që do ta ngushëlloni dhe për këtë, ai do të ndihet shumë mirë. Pra, ai ka nevojë për ju siç edhe ju keni nevojë për të, ndaj qëndroni afër njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *