Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nga e kanë marrë emrin monedhat?

Monedhat e çdo vendi ndryshojnë pothuajse siç ndryshojnë edhe kulturat dhe gjuhët. E keni pyetur ndonjëherë veten se pse dollari quhet dollar? Një publikim i fundit në blogun e Oxford Dictionary, i quajtur “Oxfordvvords» shpjegon rrënjët e emrave të monedhave të ndryshme dhe etimologjinë e tyre.

Dollari: Dollari është një nga monedhat më të njohura në botë. Ai përdoret në SHBA, Australi, Kanada, ishujt Fixhi, Zelandën e Re, në Singapor dhe gjetkë. Sipas Oxfordvvord, fjala flamande dhe gjermane “joachimsthal» vjen nga emri i luginës Joachim, ku dikur gjendeshin miniera argjendi. Monedhat e këtyre minierave quheshin “joachimsthaler”, e cila më vonë u shkurtua në “thaler”, prej nga na vjen edhe emri “dollar”.
Peso: Fjala “peso” do të thotë “peshë”, në spanjisht.
Lira: Lira, monedha italiane dhe turke e ka prejardhjen nga fjala latine “libra”, që është njësi matjeje e peshës.
Marka: Para euros, markat gjermane dhe finlandeze e kishin marrë emrin e tyre nga një njësi matjeje.
Rial: Monedha iraniane, “reali” vjen nga fjala latine “regalis”, që do të thotë mbretëror. Riali përdoret në Katar, në Arabinë Saudite e në Jemen dhe quhet “rijial”.
Rand: Ashtu si dollari, edhe fjala “rand”, që është monedha e Afrikës së Jugut, vjen nga fjala holandeze e qytetit afrikanojugor “VVitvvatersrand», një zonë e pasur me ar.
Juani kinez, jeni japonez dhe uoni korean: Këto monedha e kanë marrë emrin e tyre nga hieroglifi kinez 圓, i cili do të thotë “i rrumbullakët”, ose “monedhë e rrumbullakët”.
Korona: Shumë vende skandinave përdorin këtë monedhë, emri i së cilës vjen nga fjala latine “corona”, që do të thotë “kurorë”. Emri i monedhave të Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës dhe Estonisë, si edhe i Çekisë, ka të njëjtën rrënjë latine.
Dinari: Monedha e Jordanisë, Algjerisë, Serbisë dhe Kuvajtit quhet dinar dhe vjen nga fjala latine “denarius”; monedha e argjendtë që përdorej në Romën e lashtë.
Rupia: Argjendi i farkëtuar, në gjuhën sanskritisht quhet “rupya” dhe prej andej e ka marrë emrin monedha e Indisë, e Pakistanit dhe e Indonezisë.
Stërlina (paundi): Stërlina ose lira angleze (paundi) e ka marrë emrin e saj nga fjala latine “poundus”, që do të thotë peshë. Paundë (lira) quhen edhe monedhat e Egjiptit, të Sudanit jugor dhe të Sirisë.
Rubla: Rubla e Rusisë dhe e Bjellorusisë e ka marrë emrin e saj nga një njësi matjeje peshe e argjendit.
Zlloti: Zlloti, në gjuhën polake, do të thotë ar.
Fiorinta: Monedha hungareze e ka marrë emrin e saj nga fjala italiane “fiorino”, një monedhë e artë e Firences. Fiorinoja e Firences kishte të gdhendur në të një lule, ose “fiore”, në italisht.
Ringit: Kur monedhat bëheshin me metale të çmuara, hajdutët e kishin zakon të gërryenin copëza të vogla nga anët e çdo monedhe për të bërë të reja. Që ta pengonin këtë proces, shumë vende filluan t’i bënin të dhëmbëzuara anët e monedhave. Fjala malajziane për dhëmbëzimin është “ringit”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne Vajza...

Next Post

Krijohet coha që lahet nga… dielli

Advertisement