– Përshëndetje doktor Evi! Jam 45 vjeç dhe kam problem me erën e rëndë që i vjen organit seksual, penisit. Pavarësisht se e pastroj çdo ditë, përsëri vjen erë e rëndë dhe më vjen turp për këtë gjë. Ju lutem, më tregoni çfarë të bëj e ku duhet të vizitohem? Veç kësaj, kam derdhje të shpejtë brenda 1-2 minutave. Si të veproj që të kem një marrëdhënie më të zgjatur? Faleminderit.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar 45 vjeçar, ju vuani nga ejakulacioni i parakohshëm që është një problem i shpeshtë te meshkujt. Për fat të mirë, në ditët e sotshme disponojmë mjekime për këtë patologji për ta bërë mashkullin që ta ejakulojë vetë spermën duke e komanduar atë.
– Ndërsa përsa i përket erës së keqe, kuptoj se ju nuk jeni bërë synet dhe është i shpeshtë ky problem te këta meshkuj. Marrja e një mjekimi shpëlarës qoftë edhe me kamomil do t’ju ndihmojë për të hequr erën e keqe. Ndryshe, duhet të bëheni synet, pavarësisht moshës së madhe që keni. Syneti bëhet pa problem në çdo lloj moshe dhe pa patur ndërlikime.
Advertisement