Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më mpihen gishtat e këmbëve

– Doktor Agroni, jam 30 vjeçe. Më ndodh që të më mpihen gishtat e këmbës dhe qëndrojnë në një pozicion. Cili është shkaku i kësaj dhe si mund ta parandaloj?
Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Mpirja e këmbëve dhe qëndrimi i tyre në një pozicion për njëfarë kohe, lidhet me një varg shkaqesh, që shihen shpesh në praktikën e përditshme. Si të tilla, mund të përmendja: a. Mungesën e kalciumit nga kequshqyerja ose marrjen e ushqimeve të pakëta me këtë kripë apo element. b. Helmimet e ndryshme nga përdorimi i duhanit, alkoolit, si dhe përdorimi pa kriter i disa barnave, që shkaktojnë prekje të nervave në periferi, pra, në këmbë, ato që ne mjekët i quajmë “polineurite”. c. Daljet e kërceve në nivelin e belit, që ne mjekët i quajmë “hernie diskale”. d. Çrregullimet e qarkullimit të gjakut në këmbë, qoftë si pasojë e ndonjë sëmundjeje siç janë ato të veshkave, ose përdorimi i tepruar i kripës së gjellës, ose prania në to (në këmbë) i “damarëve” (venave), që dalin në sipërfaqe të lëkurës së këtyre anësive etj., ose nga qëndrimet e zgjatura në këmbë, ose mbilodhjet fizike etj.
– Në rastin tuaj mendoj se shkak është ulja e nivelit të kalçiumit në gjak (ca ++); i cili shkakton ato shqetësime për të cilat ju ankoheni, prandaj do t’ju rekomandoja një konsultë me specialistët (neurologë ose kirurgë të enëve të gjakut=angiologë). Bërja e analizave të tilla si për shembull prania e kalçiumit në gjak (kalçemia ose përcaktimi i nivelit të kripërave, apo siç i quajmë ndryshe ne mjekët, i elektroliteve). Së fundi, pas këtyre analizave ju mund t’i nënshtroheni një mjekimi, në të cilin mund t’ju përmendja: Dietë e pasur me kripëra minerale e sidomos kalçium. Marrje e kalçiumit nga goja ose e preparateve të pasura me këta elementë, si dhe vitaminoterapi, kryesisht të grupit B (B1, B6, B12) etj. Vetëm kështu ju do të ktheheni në gjendjen e mëparshme, pra, të mos keni asnjë shqetësim.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kryej marrëdhënie vetëm një herë

Next Post

Çfarë janë infeksionet e rrugëve urinare?

Advertisement