Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Alergjia varet nga periudha e lindjes

Sipas një studimi të ri britanik, mundësitë për të vuajtur nga alergjia varen edhe nga periudha e lindjes. Studiuesit e universitetit të Sauthemptonit, me në krye profesor Xhon Hollouejin, që i bënë publike rezultatet e tyre në revistën “Allergy”, zbuluan biotregues të caktuar në ADN-në e njeriut, që e lidhin periudhën e lindjes me rrezikun e alergjisë. Kërkuesit po përpiqen të studiojnë se si ndikon data e lindjes dhe në përgjithësi periudha e lindjes në biologji dhe në shëndetin e njerëzve. Është vërtetuar se njerëzit kanë gjasa të preken nga sëmundje të ndryshme, në varësi të periudhës kur kanë lindur. Duket se edhe alergjia ndikohet nga… horoskopi.
Studiuesit analizuan mostra të ADN-së dhe gjetën tregues gjenetikë që përcaktohen nga periudha e lindjes dhe të cilët vazhdojnë të jenë të pranishëm në organizëm edhe shumë vjet më vonë. Ndikimi gjenetik i përket ndikimit të mjedisit në gjene, nëpërmjet mekanizmave kimikë (metilimi). Studiuesit arritën të bënin lidhjen jo vetëm me treguesit gjenetikë dhe me periudhën e lindjes, por edhe me mundësinë e shfaqjes së mëvonshme të alergjisë. Për shembull, ata që lindin në vjeshtë, rrezikohen më shumë nga ekzema sesa ata që lindin në pranverë. Ata që lindin në dimër, rrezikohen më shumë nga astma.
Studiuesit mendojnë se është e mundur që, përveç alergjive, ndikimi i stinës së lindjes në shëndet t’u detyrohet edhe mekanizmave gjenetikë të ngjashëm. Kjo çështje do të studiohet më thellë në studime të mëtejshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çudia e lumit të kuq të Spanjës

Next Post

Vafer i shpejtë

Advertisement