Përbërësit
– 1 oktapod afro 1 kg
– 13 qepë mesatare, ose 20 qepujka
– 6 thelpinj hudhra
– 2-3 lugë uthull balsamike
– 3 lugë vaj ulliri
– 350 gramë ullinj pa bërthama
– 2 gjethe dafine, piper, spec djegës
Përgatitja
Në fillim qërojmë qepët dhe i ndarjmë në 4-6 pjesë. I vëmë në një tenxhere me 3 lugë vaj dhe i kavërdisim derisa qepa të bëhet e tejdukshme (afro 15 minuta). Më pas shtojmë hudhrat dhe pasi i kavërdisim pak, hedhim oktapodin e larë dhe të prerë në copa të vogla (2-3 cm). Nuk ka nevojë të hedhim ujë, sepse oktapodi do të lëshojë ujin e vet. Nuk ka nevojë as ta përziejmë shumë. Shtojmë ullinjtë, gjethet e dafinës, uthullën, piperin dhe specin djegës. Mos i hidhni kripë sepse oktapodi ka kripë vetë. E lëmë të ziejë afro 1 orë më zjarr mesatar, derisa oktapodi të zbutet dhe të pijë lëngjet e