Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

6 modele xhinsesh në modë këtë pranverë

1. Xhinset e gjera
Përgatituni t’ua shihni të gjitha vajzave që ndjekin modën. Po flasim këtu për xhinset e gjera, ose modeli i mamasë, të ngushta në bel, që vijnë duke u zgjeruar. Këto janë ideale për vajzat të cilave nuk u pëlqejnë xhinset ngjitur pas trupit.

2. Xhinset dyngjyrëshe
Një truk për t’i bërë këmbët tuaja të duken më të holla: Një palë xhinse dyngjyrëshe, ku pjesa e jashtme e kofshëve është blu e errët, ndërsa ajo e brendshme, bojëqielli. Efekti i kontrastit është edhe më i madh nëse xhinset janë të gjera.

3. Me zbukurime
Xhinset me zbukurime kanë perçina, perla, apo qëndisma. Këto lloj xhinsesh rikthehen në modë këtë pranverë, por kujdes, nuk janë të përshtatshme për të gjitha moshat. Në këtë mënyrë, xhinset, nga një veshje klasike, bëhen më moderne ose sportive.

Advertisement

4. Xhinset treçerekëshe të gjera poshtë
Nëse do të zgjidhni një model nga këto që ju prezantuam, patjetër, ky është ai i duhuri. Këto lloj xhinsesh janë parë shpesh gjatë Javëve të Modës kohët e fundit, sidomos të shoqëruara me çizme të shkurtra me taka, për të zgjatur në maksimum siluetën. Me stil dhe të nevojshme, njëkohësisht.

5. Xhinse me palën e kthyer
Tendenca e palës së shqepur, ose me ngjyrë më të errët (apo më të hapur) se pjesa tjetër e xhinseve është modeli që do të jetë më në modë këtë pranverë. Janë të lehta për t’u mbajtur gjithë ditën dhe i japin pak stil kësaj veshjeje bazike.

6. Xhinse me zinxhir të dukshëm
Këto xhinse mund të vishen si gjatë ditës, ashtu edhe në një mbrëmje, pra, janë stili i rrobave që do të donim ta vishnim gjithë kohën! Zinxhiri, i cili zakonisht është i fshehur, i shton një detaj rrok dhe mashkullor veshjes, duke luajtur kështu rolin e kundërt, pasi ju bën të dukeni edhe më femërore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A të dobëson uji me limon?

Next Post

Barbana Dini: Aty ku e gjej qetësinë...

Advertisement