Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Nuk bëj dot seks

 

– Përshëndetje doktor, kam një problem me penisin, që nuk fryhet normalisht dhe nuk mund të bëj marrëdhënie, sepse e humbas menjëherë ereksionin. A ka ndonjë zgjidhje për këtë problem?

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Në bazë të të dhënave që na jepni, ju po kaloni një impotencë seksuale (disfunksion erektil). Shkaqet janë me natyrë psikologjike apo organike. Kur themi me natyrë psikologjike, shkak mund të jetë një faktor i jashtëm psikologjik që ndonjëherë edhe nuk mund ta kuptosh, por që mund të bëhet shkak e të vazhdojë ndoshta edhe 15 vjet pa kryer një marrëdhënie seksuale, siç kemi patur rastet tona klinike.

Advertisement

– Faktori organik është më i komplikuar, ai ka të bëjë me një sëmundje. Diabeti dhe marrja e ilaçeve për mjekimin e tensionit, arteroskleroza e enëve të gjakut apo një shkaktar tjetër, mund të bëhet shkak për mosfryrjen e penisit, pra, ereksionin. Sidoqoftë, mos e vuani këtë problem, por paraqituni te mjeku androlog sepse ky lloj problemi është pothuajse 100 % i zgjidhshëm. Jeni i mirëpritur!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mjekët më kanë thënë të heq tiroiden

Next Post

Mund të kesh sinusit në sy?

Advertisement