Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Varre dhe fantazma
Ju është mërzitur lidhja? Problem… por jo i pazgjidhshëm!
Asan Sinani: Si e arrita suksesin në Belgjikë!

Ju është mërzitur lidhja? Problem… por jo i pazgjidhshëm!

 

 

Lidhjet janë të vështira, duan kohë, aftësi, por edhe gatishmëri nga të dyja palët. Nganjëherë na bëjnë të ndihemi sikur fluturojmë në qiell dhe nganjëherë sikur mërzitemi… për vdekje. Keni pra këtë ndjesi të shpifur të mërzitjes në lidhjen tuaj, që, për fat të keq, nuk vjen vetëm, por sjell me vete edhe një barrë skrupujsh? Në fillim duam të sqarojmë se skrupujt dhe ndjesia e fajit janë të tepërt dhe nuk të çojnë asgjëkundi. Nuk është më mirë të kërkoni arsyet e mërzisë dhe të përpiqeni të zgjidhni situatën? Nëse mësoni të eliminoni disa aspekte negative të lidhjes, mërzia mund të kapërcehet dhe ju mund të shijoni më në fund një lidhje të shëndetshme. Cila nga arsyet e mëposhtme përbën shkakun e mërzisë suaj?

Advertisement

 

Rutina e përditshme

Rutina e përditshme prek shumicën e çifteve, me pasojën e paevitueshme: një lidhje e mërzitshme dhe e parashikueshme. Ju e dini me saktësi se ç’do të bëni me partnerin/en tuaj çdo ditë dhe ndjesia se keni “ngecur” te të njëjtat gjëra mund ta kthejë lidhjen tuaj në një… punë të detyruar në një gurore!

Rastet… e humbura

Ngado që ta ktheni kokën shihni një partner/e potencial, të pakapshëm (e po aq, të dëshiruar). Pastaj ktheni përsëri kokën dhe, duke parë partnerin/en mendoni me vete “oh, akoma këtu është ky/kjo?”. Në fakt, nuk e ka fajin ai/ajo, por iluzioni që keni shtënë në mendje se partneri “fantastik” që shihni rastësisht është ideal dhe pa dyshim, më i mirë se ai që keni në krah, pa pasur as edhe idenë më të vogël për defektet e mundshme që ka. Dilni nga bota juaj imagjinare dhe kërkoni arsyet reale pse nuk ju pëlqen lidhja.

Gjendja psikologjike

Mbase ekziston ndonjë shok/koleg me të cilin mund të flisni më lirisht për lidhjen tuaj sesa me partnerin? Nëse përgjigjja është po, atëherë jeni emocionalisht të padisponueshëm në lidhje. Nëse nuk “i hapeni” sinqerisht partnerit, do të vazhdoni të ndiheni “të shkëputur” prej tij dhe do të mërziteni në praninë e tij.

Seksi është thjesht, i mërzitshëm!

Kjo është e vërtetë. Jeta seksuale e një çifti mund të katandiset në monotone dhe e mërzitshme, por është në dorën tuaj ta ndryshoni. Mendoni pak, nëse ju ndieni mërzi, të njëjtën gjë do të ndiejë edhe partneri.

Ah, kujtimet!

Kujtimet e bukura dhe të lumtura të së kaluarës nuk duhet të përbëjnë pengesë për të krijuar të reja. Përveç kësaj, kujtimet janë pjesë e së shkuarës dhe ju nuk duhet të ngecni në të e të dyshoni vazhdimisht për të tashmen, përndryshe lidhja do t’ju duket vërtet e mërzitshme. Por, nëse vendosni të krijoni kujtime të reja të përbashkëta, atëherë fitimi do të jetë i dyfishtë.

Cili komunikim?

Me siguri ju ka ndodhur të jeni të detyruar të shpjegoni përsëri e përsëri të njëjtat gjëra (ato të zakonshmet). Është e kuptueshme që të ndiheni të lodhur nga një procedurë e tillë, por nëse hiqni dorë prej kësaj, nga çdo përpjekje që ka kërkuar mund e durim, do të humbisni komunikimin me njëri-tjetrin. E vërteta qëndron në këto gjërat e vogla, të cilat ju përtoni tashmë t’i shpjegoni.

Dikur ishim spontanë…

Dikur edhe njerëzit kacavirreshin nëpër pemë për të gjetur ushqim, por koha dhe evolucioni i kanë ndryshuar gjërat. Me siguri që edhe ju, edhe partneri keni nevojë për momente relaksi dhe qetësie, por nëse e thoni me gojë dhe nuk bëni asnjë përpjekje, nuk do t’ia dilni mbanë. Gjithashtu, nuk shkoni asgjëkundi nëse ia hidhni fajin vetëm tjetrit për çdo gjë të keqe që ju ndodh. Pranojeni edhe pjesën tuaj të përgjegjësisë dhe tërhiqeni partnerin/en në këto momente relaksi.

Jeta e beqarit

“Kur isha beqar/e bëja këtë dhe atë, por tani, asgjë”. Nëse ju ka ngelur në mendje ky mendim, mendoni edhe këtë tjetrin; Gjërat që bëni tani që jeni në çift nuk mund t’i bënit kur ishit beqar/e. Çdo gjë ka të mirat dhe të këqijat e veta, pranojeni!

Ëndrra dhe qëllime të përbashkëta

Në rastin kur mërzia juaj rrjedh nga fakti që nuk ndani të njëjtat ëndrra me partnerin/en tuaj, atëherë është mirë të flisni së bashku për shqetësimet tuaja. Kini parasysh vetëm se njerëzit rriten, ndryshojnë dhe bashkë me ta ndryshojnë edhe ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Sigurisht, asgjë nuk ju pengon të krijoni ëndrra të reja të përbashkëta.

Ekziston ndonjë tjetër?

Nëse i përkisni kategorisë së atyre që janë mërzitur me partnerin/en e tyre sepse keni gjetur dikë tjetër më interesant, gjërat qëndrojnë ndryshe. Reflektoni mbi jetën tuaj dhe mendoni se me kë doni ta kaloni. Gjithashtu, kini parasysh se zgjedhjet tuaja kanë gjasë të lëndojnë disa njerëz që dikur i keni dashur dhe që ju kanë dashur. Në këtë rast, zgjidhja e situatës, por edhe pasojat e veprimeve tuaja do të jenë vetëm përgjegjësia juaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Varre dhe fantazma

Next Post

Asan Sinani: Si e arrita suksesin në Belgjikë!

Advertisement