Alina mundohet ta bëjë Sizën të reagojë, por më kot, ajo është përplasur pas krevatit të fëmijës dhe ka rënë përtokë me sy të hapur, pa mundur të lëvizë asnjë muskul, apo të flasë… Feliksi tërbohet kur zbulon se Nikoja e ka lejuar Amarilisin të vijë e të shohë Fabricion e vogël dhe këmbëngul që të mos i besojë më asaj gruaje… Nikoja, nis ta akuzojë Feliksin se edhe ai në fund të fundit i ka mashtruar të gjithë dhe nuk është aspak më i mirë se Amarilisi…

Talesi dhe Natasha bëjnë dashuri
Siza dërgohet me të shpejtë në urgjencë. Një nga mjekët thotë se ka ndier një aromë të fortë detergjenti në vendin ku gjetën të rrëzuar Sizën dhe Paloma dyshon se ky mund të jetë një aksident i provokuar. Të nesërmen, Brunoja zbulon se shumë prona të Sezarit kanë kaluar në emrin e Alinës. Ai ia tregon të gjitha këto Palomës, e cila edhe një herë tjetër mundohet t’i hapë sytë të atit, këtë herë, me provat e forta që ka në dorë. Por, edhe një herë tjetër Sezari nuk i beson së bijës dhe e quan sërish interesaxhie. Talesi i shfaq dashurinë e tij Natashës dhe për të parën herë, ajo i përgjigjet, por duke ia bërë të qartë se nuk i beson ende plotësisht.

Feliksi i rrëfen Palomës gjithçka
Pilari e merr me vete Feliksin dhe së bashku shkojnë në shtëpinë e Palomës. Ajo i kërkon të birit që t’i tregojë Palomës të gjitha të këqijat që ka bërë kundër saj dhe t’i kërkojë të falur. Megjithëse i trembur nga reagimi që mund të ketë e motra, Feliksi merr zemër dhe i tregon gjithçka…
Së pari, i tregon për xhelozinë që ndiente kur shihte se i ati donte më shumë atë sesa Feliksin, por e siguron se tashmë, zemërgjerësia e Marsias e ka ndryshuar rrënjësisht. I thotë se kur mori mbesën e Marsias në krahë, e kuptoi se sa shpirtgur ishte treguar kur e kishte hedhur në plehra Paulinën. Një nga një, ai i tregon për gjithçka; për tentativën për të vrarë Paulinën pas transplantit, për ndryshimin e analizës së ADN-së, për organizimin e rrëmbimit të Paulinës nga Nidoja e Alehandra, me qëllimin që Paloma të dashurohej sërish me Nidon dhe të hiqte dorë nga trashëgimia. Ai gjithashtu i tregon historinë e vëllait të tij, Kristianit dhe se si Sezari gjithnjë e kishte fajësuar për vdekjen e tij. Në fund, ai i tregon albumin e fotove të Marias, nënës së saj biologjike…

Paloma dhe Brunoja shikojnë videon e bërë nga Maria, e cila rrëfen se është tezja e Alinës dhe se marrëdhënia e kësaj të fundit me Brunon ishte thjesht një mashtrim i Alinës, me qëllimin për ta larguar Palomën nga (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *