Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

VIP-at thonë për… seksin

Meril Strip: “Të gjitha gjërat që na bëjnë realisht të lumtur janë shumë të thjeshta: Dashuria, seksi dhe ushqimi!”

Xheki Kenedi: “Seksi është diçka e keqe që zhubros rrobat.”

Debi Herri (këngëtare): “Ah, sikur ta kisha shpikur unë seksin!”

Advertisement

Dolli Parton: “Kam qenë gjithmonë e hapur përsa i përket temës së seksit dhe gëzohem që vazhdoj të jem… Kurrë nuk e kam konsideruar si diçka të pistë, prandaj Zoti na ka dhënë aftësinë për ta bërë. Ekziston një thënie e vjetër që thotë: “Nëse Zoti do të donte të fluturonim, do të na kishte dhënë flatra”. Shihni, pra, ç’na ka dhënë!”

Sofia Loren: “Seksi është si të lash fytyrën, diçka që duhet bërë. Seksi pa dashuri është krejtësisht qesharak. Seksi vjen pas dashurisë dhe kurrë para saj.”

Elisabet Tejlor: “Kam shkuar vetëm me burrat me të cilët jam martuar (8 martesa). Sa gra mund ta pohojnë diçka të tillë?”

Odrei Hepbërn: “Mendoj se seksi mbivlerësohet. Unë nuk kam seks-apil dhe e di. Në realitet, kam një pamje pak të çuditshme. Dhëmbët e mi janë të çuditshëm dhe nuk kam asnjë nga cilësitë që duhet të ketë një divë e kinemasë, as bukuri natyrale.”

Xhulianë Mur: “Kurrë nuk bën dot seks si nëpër filma. Nuk e bën në dysheme, në këmbë, nuk i heq të gjitha rrobat, nuk vesh gjithmonë të brendshme seksi. Nëse dikush do të më griste rrobat, unë do ta vrisja.”

Merilin Monro: “Seksi është pjesë e natyrës dhe unë ndjek natyrën.”

Bet Dejvis: “Seksi është një shaka e Zotit në kurriz të njerëzve.”

Xhun Karter (këngëtare kantri): “Gjithmonë i jam bindur tim shoqi dhe ai më ka lejuar të bëja ç‘të doja. Ndihem me fat që kisha një dashuri të tillë.”

Madona: “Të gjithë mendojnë se jam nimfomane dhe që oreksi im për seks është i pangopshëm, ama e vërteta është se preferoj të lexoj ndonjë libër, në vend që të bëj seks.”

Brizhitë Bardo: “Mbase më konsiderojnë mëkatare, por unë ndjehem mirë me veten.”

Elen Dexheneres: “Kafeja më pëlqen po aq sa edhe burrat. Nuk e pi fare!”

Xhoan Kroford: “Seksi më duhet, në mënyrë që të kem lëkurë të bukur, por unë do të preferoja ta bëja për hir të dashurisë.”

Xhezon Sudeikis (i fejuar me aktoren Olivia Uajlld): “Arsyeja e rënies sime në peshë nuk është se ngrihem një orë me herët dhe eci në tapetin rrotullues. Kam partneren më të mirë për stërvitje në botë dhe nuk ke nevojë të shkosh fare në palestër për atë lloj stërvitjeje.”

Olivia Uajlld (duke folur për ndarjen nga princi italian Tao Ruspoli): “Ndjeva sikur vagina ime kishte vdekur. Mund të gënjesh të afërmit në darkën e Krishtlindjeve, por nuk mund të gënjesh vaginën tënde”. Për seksin me Sudeikisin ajo shtoi “Ne bëjmë seks si vrapuesit e maratonës kenianë”.

Miranda Kerr: “Kur bëj më pak seks, nuk e kam më trupin aq të tonifikuar.”

Xhada Pinket Smith: “Për të bërë seks, duhet të tregohesh krijuese… shtëpia e një shoqeje gjatë një feste, banjoja, një dhomë gjumi tjetër. Mendo për vendet jashtë shtëpisë mjaft të rehatshme sa për të bërë seks. Lër një takim në zyrë dhe bëhu sekretarja e tij!”

Xhejn Fonda: “Jam 74 vjeçe dhe nuk kam pasur kurrë një jetë seksuale kaq të kënaqshme. Kur isha e re, kisha shumë droje, nuk dija se ç’doja.”

Kim Kardashian: “Vendi më i çmendur ku kam bërë seks ka qenë një aeroplan, por një aeroplan privat. Nuk mendoj se do ta kisha bërë në një aeroplan të linjës.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A është favizmi alergji ndaj bathëve?

Next Post

Kuaj të kuq dhe të bardhë

Advertisement