Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Të tjerët mendojnë keq për mua…

– Jam 16 vjeçe dhe eci gjithmonë me parimet e mia, nuk më pëlqen të më shkelë kush dhe nuk i lë vend vetes që të tjerët të flasin keq për mua, por para disa muajsh u njoha me një djalë. Nuk pata asnjë lidhje me të. Edhe pse më pëlqente, doja t’i jepja kohë vetes, por që nga ajo kohë ai filloi të fliste keq për mua sepse si duket, i erdhi inat që unë nuk ia vara siç donte ai. Për të tjerët, unë jam një vajzë e keqe dhe kjo, falë thashethemeve të tij të ndyra. Fakti që të tjerët mendojnë kaq keq për mua, po më mundon shumë. Ju lutem, më thoni si të veproj që të rregulloj imazhin tim?

Borana Marku, psikologe: – E dashur 16 vjeçare, në momentin që ju vetë ndiheni e pastër, nuk keni pse të shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët. Do të mendojnë për ca kohë, por kur të shohin të vërtetën me sy, do të pendohen dhe do të vlerësojnë atë çfarë jeni ju vërtet. Shqetësimi juaj është me vend, pasi secili prej nesh kërkon të ketë një imazh të mirë në shoqërinë apo në komunitetin ku jeton, por duhet të vlerësosh gjithmonë njerëzit me të cilët të lidh jeta. Çfarë vendi zënë këta njerëz në jetën tuaj? A janë njerëz të dashur dhe të rëndësishëm për ju? Nëse këta persona që mendojnë negativisht nuk janë të rëndësishëm për ju, atëhere, pse duhet të jetë i rëndësishëm mendimi i tyre?! Duajeni veten më shumë, sepse askush nuk ju do më shumë seç doni ju veten. Le të jetë mendimi i tyre, jo i juaji. Ndërsa djalit në fjalë mos i flisni më kurrë, largojeni një herë e mirë edhe nga shoqëria juaj. Edhe nëse tenton t’ju flasë, thjesht injorojeni me indiferencën tuaj. Gjithë të mirat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë parashikon feja për martesat?

Next Post

Nuk po i heq dot iriqët

Advertisement