Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nuk di si ta qetësoj veten…

 

– Jam një vajzë 28 vjeçe që kam një problem, ndoshta psikologjik. Kalova një histori dashurie, jam ndarë dhe kam shtrëngime në gjoks, sidomos në kraharor, marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre. U bënë pesë muaj që vuaj prej kësaj dhe nuk di si ta kuroj. Më duket sikur nga momenti në moment do të më ndodhë diçka e keqe. Nuk di si ta qetësoj veten me qetësues. Ju lutem, më thoni si të veproj, se më duket se po çmendem. Më thoni edhe ndonjë emër ilaçi…

Borana Marku, psikologe:  – Ata pak rreshta që keni shkruar, tregojnë se ju jeni para një gjendjeje ankthioze, për të cilën duhet të konsultoheni me një specialist psikolog. Këtë gjendje e kalojnë shumë femra pas një ndarjeje dhe ajo që unë ju këshilloj është që të mos e merrni me kaq ankth. Mundohuni të mos e mendoni, ose regjistrohuni në ndonjë palestër, apo kurs kërcimi, dilni me shoqëri që të humbisni mendjen. Nuk ju zgjidh asgjë nëse sëmureni për dikë që nuk ka dashur të qëndrojë me ju. Jeta është shumë e shkurtër për ta mbajtur kokën mbrapa. Çdo gjë ndodh për një gjë më të mirë. Ditët e para do të jenë të vështira, por do të shikoni që do të vijë dita kur do të qeshni me veten tuaj për gjendjen që e keni lejuar veten të përjetojë. Nuk ia vlen të derdhni asnjë pikë loti për një person që nuk ka dashur t’ia dijë për ndjenjat tuaja apo për vetë ju. Keni pesë muaj që jeni ndarë dhe ju jeni ende në gjendje të keqe, ndërkohë që ish-i juaj mund të jetë duke bërë qejf. E kuptoni se çfarë po i bëni vetes? Dilni, argëtohuni, jetojeni jetën, njihuni me të tjerë, nuk ishte vetëm ai në këtë botë. Ekziston një person që do t’ju bëjë të lumtur  dhe do t’jua kthejë buzëqeshjen, por nëse ju qëndroni e mbyllur brenda vetes duke qarë për çfarë keni kaluar, nuk do ta gjeni kurrë qetësinë. Keni qarë, keni bërtitur dhe kanë kaluar 5 muaj. Mos e ktheni ndjenjën tuaj në fiksim. Ka ardhur momenti të ngriheni. Ju kërkoni edhe ndonjë ilaç, por mendoj se shërimin e keni vetë në dorë. Nëse nuk arrini t’ia dilni mbanë, atëherë këshillohuni me një mjek specialist që të merrni disa antidepresivë bimorë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam fejuar me një të papunë plot borxhe

Next Post

Ushqimet që shkaktojnë kancerin

Advertisement