Vetëm para pak ditësh në OKB- përballë çetnikut Daçiq, me të cilin po bën bisedime kapitulluese qeveria tradhtare e Isë Rrahman Morinës;-foli Vlora Çitaku; ajo për të demaskuar Serbinë Fashiste, me të drejtë kërkoi të shpërblehen të drejtat e grave, robëresha lufte ,- të dhunuara gjatë luftës. Ani, fort mirë bëri,-sepse kjo shtresë e popullit tonë u ballafaqua me vuajtjet nga më të tmerrshmet, kur atyre iu cenua me egërsi nderi shqiptareve të pambrojtura, prandaj, ato duhet të ndihmohen, -mirëpo, po atje në OKB, patjetër,-do të duhej filluar nga shkronja: A, -ABETARE, -Abetarja dhe librat shqipe pse po ndalohen nga regjimi kriminal serbo-çetnik i Beogradit; në pjesën tjetër të Atdheut, që historikisht quhet, Kosovë Lindore;-ndërsa, politikanët dhe politikanet “kosovarë” “mendjehollë” dhe siamezët e tyre në Tiranë e gjetiu,-këto troje të okupuara nga Serbia;-këtu në këtë pikë,-mendoj unë, ka një prapavijë të caktuar qëllimkeqe, ato vise të bukura shqiptare, po i quajnë, “Luginë”;-dyshoj, -mos vallë po bëhet ky emërtim së paku që, bota demokratike, të mos dijë se ku gjendet kjo “Luginë”, pa gjurmuar më tutje hartën e Shqipërisë Etnike?!?!?! -Pra, e përsëris, “harresa” e Vlora Çitakut për këto padrejtësi të mëdha që Serbia Fashiste po i ushtron pandërprerë ndaj Kosovës Lindore nuk është e rastësishme, ajo ka ardhur pikërisht, nga gishti tregues-mohues i qeverisë së zezë të Isë Rrahman Hashimit, e mbuluar me veladonin e turpeve dhe të tradhtive kombëtare. Them kështu me revoltë, sepse dihet që, bllokada e librave në kufi, nuk ka ndodhë pas diskutimit të Vlora Çitakut në OKB,-por, kjo ngufatje që po shpie të tragjedi kombëtare, që po plagosë e po vret shpirtra të etur për dituri shqiptare dhe njerëzore, duke ua mohuar atyre gjuhën e lashtë dhe të re shqipe,-ka ndodhë qe disa muaj me radhë. -Pse çështja e Kosovës Lindore nuk u shtrua fare për zgjidhje, në Vjenë, në Bruksel e gjetiu?! -Kjo dëshmon edhe njëherë e mirë se, këto bisedime nga klasa e sotme politike “kosovare” dhe të përkrahura dhe nga klasa politike në Tiranë, pozitë –opozitë, dhe ish- aleatët tanë, nga kjo “bota demokratike” ishin dhe janë vetëm në dëm të kombit shqiptar, nuk janë aspak për zgjidhjen e drejtë të problemeve midis dy kombeve dhe dy shteteve armike. -Pse nuk ngritet zëri shqiptar fuqishëm, pra në OKB, pse Serbisë para botës nuk i thuhet troç: “Drejtësia nuk mund të matet me dy-kute të pabarabarta; njëra në favore të kolonëve serbë të ardhur nga Serbia që tash jetojnë në Kosovë dhe tjetra nga shqiptarët etnikë, që janë autoktonë, të cilët den baba den, kanë jetuar dhe po jetojnë, stuhive të moteve të mëdha në trojet e veta; në gjendje tejet të rëndë politike, ekonomike, kulturore, shkencore e të tjera?!?!?! -Kosova Lindore, duhet urgjentisht të shtrohet në rend dite,-si njëra nga pikat më e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes shqiptare; këtë në radhë të parë përgjegjës janë dy qeveritë, në Prishtinë -Tiranë,-të cilat nuk po bëjnë punë të mbara, për të treguar vendosmërinë e kërkuar prej kohësh; për t´ u dalë zot e ndihmuar vëllezërit e motrat tona të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë, Shqipërisë. -Çështjet me peshë kaq të mëdha,-mendoj, që qeveritarët demoNkratë, servilë të Serbisë të Europës, Rusisë dhe të Amerikës,-nuk do të duhej lënë në harresë të mjerë, meskine, krahinoriste, -e, fort të qëllimshme;-për faktin koha e ka vërtetuar që, kur udhëheqja politike në Prishtinë apo në Tiranë, kanë bërë lëshime të tilla, tejet të pafalshme, në raportet me armiqtë, për hatër të ca përfitimeve “integruese në Europë”,-nga përkëdheljet “demokratike”;-atëherë, Shqipot dhe Shqiponjat i kanë hapur flatrat e Flamurit Kuqezi, në beteja të reja çlirimtare, për të marrë ajr të pastër, për çlirim, përparim shkencor dhe ribashkim kombëtar. Nëse ju z e znj, të “moderuar”, -feudalë-kapitalistë, do të vazhdoni kështu me këto lëshime, me kaq papërgjegjësi para popullit tonë që, tmerrësisht po shpiejnë në tradhti pas tradhtie kombëtare,-populli do t´i del zot vendit të tij, në ballë do të dalin bijtë dhe bijat më të mirë të atdheut; atëherë, dijeni mirë e mirë që; për këto gabime të pakufishme , populli ynë nuk do t´i falë armiqtë,- ish-aleatët tanë,-por as juve, pastaj… “Prapa po vjen historia”! (Ismail Qemaili)