Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kuriozitete për çmimet Oskar

 

  1. Fituesja më e re për rolin e aktores dytësore është Tatum O’Nil, e cila e fitoi çmimin në filmin “Hëna prej Letre” (1973), kur ishte 10 vjeçe.
  2. Kristofer Plamer është aktori fitues më i moshuar i çmimit Oskar në moshën 82 vjeçare, për rolin e aktorit dytësor më të mirë në filmin “Fillestarët” (2010).
  3. Laiza Mineli, duke fituar Oskarin e aktores më të mirë në vitin 1972, ishte aktorja e vetme që e ka fituar atë familjarisht. Mamaja e saj, Xhudi Garland u vlerësua me këtë çmim në vitin 1939 dhe i ati, Vinsente Mineli, u vlerësua me çmimin e regjisorit më të mirë për filmin “Xhixhi” (1958).
  4. Ceremonia e parë Oskar u zhvillua në një sallë të vogël me 270 të ftuar, në vitin 1929, në hotelin Hollivud Ruzvelt, Los Anxhelos.
  5. Ketrin Bigëlou ishte gruaja e parë në historinë e çmimeve Oskar që fitoi çmimin e regjisores më të mirë, për filmin “Dollapi i dhimbjes” (2009).
  6. Ketrin Hepbërn është gruaja që ka marrë më shumë Oskar. Ajo e ka fituar katër herë çmimin e akores më të mirë për filmat “Në pellgun e artë” (1981), “Luani në dimër” (1968), “Gjeje kush vjen për darkë” (1967) dhe “Lavdia e mëngjesit” (1933).
  7. Filmi “Kaubojsi i mesnatës” (1969) është i vetmi film me pullë të kuqe (për moshat mbi 18 vjeç) që u vlerësua me çmimin Oskar.
  8. Rekordin si kandidate për çmimin Oskar e mban Meril Stripi, e cila ka qenë 18 herë kandidate, duke e fituar dy herë Oskarin për rolin e aktores më të mirë në filmat “Zgjedhja e Sofies” (1983) dhe “Zonja e hekurt” (2012), si dhe një herë për rolin e aktores dytësore më të mirë në filmin “Kramer kundër Kramer” (1980). Nga burrat, këtë rekord e mban Xhek Nikolsoni, me 12 kandidatura.
  9. “Bashkë me erën” (1939) ka qenë filmi më i gjatë (4 orë e 16 minuta) që është vlerësuar me çmimin e filmit më të mirë.
  10. Vendi që e ka fituar më shumë çmimin e filmit të huaj më të mirë është Italia, me 10 çmime.
  11. Endrju Brodi, 29 vjeç, ka qenë aktori më i ri që fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin në filmin “Pianisti” (2002).
  12. Fituesi më i moshuar për rolin e aktorit më të mirë. Këtë rekord e mban Henri Fonda, i cili, në moshën 76 vjeçare, fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij në filmin “Në pellgun e artë” (1981).
  13. Filmi “Nuni 2” (Godfather II) (1974) është i vetmi vazhdim filmi që ka marrë çmimin e filmit më të mirë.
  14. Kejt Blanshet është e vetmja aktore që ka marrë çmimin Oskar, duke luajtur rolin e një aktoreje tjetër që e ka fituar çmimin. Ajo e mori çmimin për rolin e saj si Ketrin Hepburn në filmin “Aviatori” (2004).
  15. Vudi Alen ka 24 kandidatura për Oskar: një si aktori më i mirë, tre për filmat më të mirë, 7 si regjisori më i mirë dhe 16, për skenarin origjinal.
  16. Në vitin 1964, Sidnei Puatje ishte aktori i parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oskar të aktorit më të mirë për filmin “Zambakët e fushës”.
  17. Kandidimi i parë i Ketrin-Zeta Xhounsit ishte me fat, sepse ajo fitoi rolin e aktores dytësore për rolin e saj në filmin “Çikago” (2002). VIP-a të tjerë që kanë fituar që me herën e parë ishin Lupita Niongo dhe Kim Bezinxher.
  18. Fituesja e parë e shurdhër, ishte Marli Matlin, që u vlerësua me çmimin Oskar për filmin “Fëmijët e heshtjes” (1987).
  19. Tre filmat më të suksesshëm të historisë së Oskarëve janë filmat “Ben Hur” (1959), “Titaniku” (1997) dhe “Zoti i Unazave” (2003), çdonjëri prej të cilëve fitoi 11 statujëza.
  20. Heth Lexher dhe Piter Finç janë të vetmit aktorë që e kanë marrë çmimin pas vdekjes, respektivisht për filmat “Kalorësi i errët” (2008) dhe “Rrjeti” (1976).
  21. Fjalimi më i gjatë ishte ai i aktores Grir Garson, që zgjati pesë minuta e 30 sekonda për çmimin e aktores më të mirë në filmin “Zonja Miniver” (1942).
  22. Statujëza e Oskarit ka një gjatësi prej 34 centimetrash dhe peshon 3.5 kilogramë.
  23. Alfred Hiçkok u propozua pesë herë për çmimin e regjisorit më të mirë, por nuk e fitoi kurrë atë.
  24. Ceremonia më e gjatë për dhënien e çmimeve zgjati 4 orë e 23 minuta, me prezantuese Upi Goldbergun (2002).
  25. Fituesi dhe kandidati me më shumë çmime ishte Uollt Disnei, i cili fitoi 22 Oskarë nga 54 herët që ishte kandidat.
  26. Çmim për një grua në rolin e një burri. Linda Hant ishte aktorja e parë që u vlerësua me çmimin Oskar për rolin e një burri në filmin “Viti i të jetuarit rrezikshëm” (1982).
  27. Prezantuesi më i shpeshtë është Ben Hop, i cili e ka prezantuar ceremoninë 19 herë.
  28. Duke filluar nga viti 1950, fituesit nuk mund ta shesin statujëzën e tyre nëse nuk e kthejnë më parë në Akademi për një dollar.
  29. Ceremonia e vitit 2014, në të cilin u veçua performanca e Farell Uilliamsit në skenë, arriti rekordin e 43 milionë teleshikuesve në SHBA, shikueshmëria më e lartë e dhjetëvjeçarit për kanalin ABC, i cili është kanali që e transmeton drejtpërdrejt ceremoninë që prej vitit 1976.
  30. Ceremonia më e shkurtër ka qenë ajo e vitit 1959, që zgjati vetëm një orë e 40 minuta.
  31. Teatri Dolby ku zhvillohet ceremonia mund të mbajë deri në 3300 shikues. Gjatësia e qilimit të kuq në të i kalon të 150 metrat.
  32. Megi Smith është aktorja e vetme që mori çmimin Oskar duke luajtur rolin e një aktoreje që nuk arriti ta merrte dot atë, në filmin “Suita Kalifornia” (1978).
  33. Nga ana tjetër, Xhudi Garland e humbi çmimin e aktores më të mirë, duke luajtur rolin e një aktoreje që e kishte fituar atë, Viki Lesterit.
  34. Një rol, dy çmime. Marlon Brando dhe Robert de Niro ishin aktorët e vetëm që janë vlerësuar me çmimin duke luajtur të njëjtin rol, atë të Vito Korleones respektivisht në filmat “Nuni” (1972) dhe “Nuni 2” (1974).
  35. Xhon Kazale, mori pjesë vetëm në pesë filma para se të vdiste (42 vjeç) dhe që të pestë, ishin kandidatë për Oskarin.
  36. Xhon Reili është aktori i katërt, pas Klodetë Kolbert, Çarls Lafton dhe Tomas Miçell që ishte protagonist në tre filma kandidatë për çmimin Oskar në të njëjtin vit (“Çikago”, “Orët” dhe “Bandat e Nju Jorkut”).
  37. Piter O’Tul ishte kandidat tetë herë, por nuk e fitoi kurrë Oskarin. Në vitin 2003, ai u vlerësua me çmimin e nderit të Akademisë.
  38. Dizenjimi i statujës së artë është bërë nga artisti Sedrik Gibons.
  39. Për shkak të mungesës së metalit gjatë Luftës së Dytë Botërore, statujëzat bëheshin prej gipsi.
  40. Statujëzat në fillim ishin të përbëra nga bronxi i veshur me ar. Pas disa vjetësh ato u zëvendësuan me metalin britania-një aliazh kallaji dhe plumbi që vishej me pas me bakër, nikel dhe në fund, me ar 24 karat.
  41. Prodhuesit e statujëzave janë ndërmarrja RS Ovvens & Company nga Çikagoja.
  42. Oskari i parë për rolin e aktorit më të mirë iu dha në 16 maj 1929, aktorit Emil Xhanings, për filmat “Porosia e fundit” (1928) dhe “The VVay of All Flesh” (1927).
  43. Kompozitori Xhon Uilliam ka më shumë kandidatura për Oskarin, 49, ndër të cilat 5 u kurorëzuan me çmime.
  44. Daniel Dei Ljuis është i vetmi aktor që e ka fituar tre herë çmimin e aktorit më të mirë, në vitin 1990 për rolin në filmin “Këmba e majtë”, në shkurt 2008 për filmin “Do të derdhet gjak” dhe në shkurt 2013, për filmin “Linkoln”.
  45. Biletat e Oskarëve të parë në hotelin Hollivud Ruzvelt, më 16 maj 1929, kushtonin 5 $.
  46. Teatri Kodak është vendi i dhjetë ku është zhvilluar ceremonia. Vende të tjera janë Hoteli Hollivud Ruzvelt, teatri kinez Grauman’s, hoteli Ambasador dhe ndërtesa Doroti Çandler.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Burri francez më mësoi të doja veten

Next Post

Smartphonët “sëmuren” nga virusi Mazar Bot që mund të fshijë gjithçka

Advertisement