– Jam një djalë që prej ca kohësh kam shumë ankth dhe më përzihet. Më kanë thënë që duhet të shkoj te psikiatri, ndaj doja një përgjigje nga psikiatri juaj. Faleminderit.
Dr. Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: – I nderuar letërshkrues, shkaqet që ju çojnë në këtë gjendje mund të jenë të shumta, mund të jetë patologjike nga ndonjë problem shëndetësor, siç është tiroidja, ose është një shqetësim psikologjik. Në këtë rast, unë do t’ju këshilloja vizitë te një mjek specialist, të cilit do t’i tregoni edhe shkaqet që ju çojnë në këtë gjendje. Vetëm pasi të jetë bërë një gjë e tillë, do të merrni mjekimin dhe terapinë e duhur. Ju urojmë shëndet!