Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është e mirë ushqyerja sipas grupit të gjakut?

 

– Kam një pyetje për instruktorin tuaj. Kam dëgjuar se nëse ushqehemi sipas grupit të gjakut që kemi, mund të kemi fizik më të shëndetshëm dhe forma më të mira fizike. A është e vërtetë dhe, ju lutem, a mund të na përshkruani se si duhet të ushqehemi në bazë të grupit të gjakut?

Mario, instruktor: – Në fakt, kemi shkruar edhe më parë për këtë temë, por gjithsesi po ju jap përsëri një informacion më të përmbledhur bazuar në studimet e kësaj fushe. Lidhja mes ushqimit dhe shëndetit, bazohet në atë që grupi i gjakut – 0, A, B, apo AB, e përcakton aftësinë e organizmit që të thithë lëndët ushqyese, të luftojë kundër sëmundjeve dhe të përballet me stresin. Në bazë të të ushqyerit sipas grupeve të gjakut, ushqimet janë të ndara në 16 kategori të ndryshme: mishi, frutat e detit, qumështi dhe vezët, vaji dhe yndyrnat, frutat me lëvozhgë dhe farërat, fasulja dhe bizelet, drithërat, buka dhe prodhimet e furrës, perimet, pemët, lëngjet, çajrat e bimëve, kopra dhe pijet e përziera.

Advertisement

– Personat që kanë grupin e gjakut 0, duhet të ushqehen me ushqime me prejardhje të kafshëve dhe perime. Këtu përfshihen mishi i lopës, qengjit, pulës, mishi i përpunuar dhe peshku. Po ashtu, janë të lejuara edhe të gjitha llojet e perimeve. Këta persona duhet të shmangin ose të ulin sasinë e konsumimit të qumështit dhe të prodhimeve të tij, bukën, makaronat me miell gruri, lakrën dhe misrin.

Personat me grupin e gjakut A duhet të konsumojnë sasi më të mëdha të ushqimeve me prejardhje bimore, perime, sojën, fasulen dhe të gjitha drithërat. Po ashtu, boronicat dhe kumbullat janë të rekomanduara, ndërsa është i lejuar edhe konsumimi i herëpashershëm i mishit të pulës dhe prodhimeve të fermentuara të qumështit. Nga të ushqyerit duhen eliminuar prodhimet e mishit, prodhimet e qumështit të paskremuar, specat, domatet dhe frutat tropikale.

Personave me grupin e gjakut B u lejohet llojshmëria më e madhe e ushqimeve. Ata mund të konsumojnë pa problem peshk, mish pule, mish lope, prodhime të qumështit, perimet e gjelbëra, drithërat dhe të gjitha llojet e pemëve, ndërsa duhen shmangur sadopak proshuta dhe salçiçet. Duhet kufizuar gjithashtu konsumimi i grurit, i thekrës, i domates dhe i misrit.

– Dhe së fundmi, personat me grupin e gjakut AB, mund të hanë mishin e qengjit, prodhimet e qumështit, vezët, spinaqin, sojën, kumbullat, qershitë, ndërsa duhet të shmangin mishin e tymosur dhe të kufizojnë ngrënien e mishit të lopës, grurit, misrit, pemëve tropikale dhe bananeve. Po të ndiqni këtë lloj regjimi, do të keni një fizik të shëndetshëm dhe, pse jo, të bukur.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I ra varësja

Next Post

Anjeza Branka: Këto janë pasojat e fiksimit!

Advertisement