Përshëndes Marsianen, Lozonjaren, Rildin, Sajmirin, Ellen, Bashkimin, Durim Sosurin, Garipin, Anen, Violen, Jetmirin, Nardin, Dorinen, Denisen, Nenen, Besen, Eltonen, Adelinen dhe Leten etj. qe jane pjesë e rubrikes Pyetje-Pergjigje. Ju uroj fundjavë të kendshme. Me respekt, nga Xhelozja e Nardit.
Përshëndes Bledi Yllin, Ylli Jahon, Alban Arapin, Angelina Ndojin, Luljeta Pacollarin, Vali Kalemin, Theollor Currin etj. që janë pjesë e rubrikës Poezia juaj komplimente për poezitë tuaja i keni shumë të bukura. Ju uroj fundjavë te këndshme. Kalofshi bukur me respekt nga Xhelozja e Nardit.
Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Një dimension i rëndësishëm ka mbetur disi në hije në ato përshkrimet e shumta që bëj për lëvizjen “andej nga liqeni”. Cili dimension? Ai, që të gjithë, ne si punë pleqsh, e “mbajmë me ujë të ngrohtë” njëri-tjetrin. Gëzohemi që u pamë edhe një ditë, e qeshim, e urojmë, derdhim gjithë mirësinë e shpirtit. Duket, liqeni është arena që nuk pranon ligësi, mediokritet, cinizëm, po vetëm mirësi për tjetrin që vrapon më shpejt se ti, që bën ushtrime më të forta se ti. Epo, kështu qoftë përherë! Se të gjithë jemi qeliza të së njëjtës jetë, edhe pse ca më të vogla, ca më të mëdha. Jetë, njeri edhe në 2016-ën, jetë të bukur, andej nga Liqeni. Urime!
– E martë data 5/01/2016! Unë si gjithnjë… andej nga Liqeni. Dola pak vonë prej shiut. Kur… ç‘të shoh?! Vajza më sportive e liqenit, ajo që e bën 3 herë me vrap distancen nga Diga te shkolla VVillson, na qenkesh nënë! O Zot, sa u gëzova! Mirëpo, kur desha ta uroj, ajo më tha se… nuk kuptonte shqip. Mirëpo Bërdëllima, është Bërdëllima! Ia ktheva në anglisht dhe mësova që është nga Ukraina. E martuar këtu, apo me shërbim, nuk e di! Dhe ç‘më duhet?! Boll, që e shoh përditë kur më zbukuron mëngjeset, me atë trup si meshteknë e freskët. Dhe paska edhe një djalë. Urime, moj kinge, që ma trazon mendjen mëngjeseve! Gëzuar 2016-ën!
– Ky urim shkon për firmën e ndërtimit “Leon Construksion, që aty te rruga “Sami Frashëri”, bash ku ka qenë një laborator, po ndërton një teatër të ri për shqiptarët. Më bën përshtypje shpejtësia e punimve dhe cilësia e tyre. Veçmas disiplina teknike dhe zbatimi i kushteve ambientale. Sinqerisht nuk e di kush e drejton këtë firmë, po nga zemra e uroj: Gëzuar vitin e Ri 2016. Urime! Dhe… në qoftë se ju kujtohet, para ca kohësh aty u njoha edhe me një xhamajkane. Epo, ky liqeni ynë qenka ndërkombëtar! Urime prapë.
– Ylljetin e takoj më shpesh andej nga liqeni, i dashur Jetmir Aliçkaj. Bisedojmë, bëjmë ushtrime, kënaqemi. Po, prapë kam tjetër flakë në shpirt kur të takoj ty. Ose, edhe kur të kujtoj me O. Stringën. Këto gjendje inkandeshente, janë aq të nevojshme për mua. Dhe nuk i shkakton qënia jote matematicien ose drejtor shkolle. Them se është një gjë më “bio” e që quhet “Mirësia e Njeriut”. Se ky meditim më çoi nga gjumi këtë mëngjes të dt. 7/01/2016. Dhe meqë jemi ende në fillim të vitit shprehem: Gëzuar familjarisht 2016-en, miku im fisnik Jetmir Aliçkaj, kolonjari im, gjithashtu! Urime.
– Të pashë te TV-Shijaku, miku im i vjetër Roland Keta. Po, edhe mua m’u mbushën sytë me lot, për hallet e mëdha që ka Bulqiza dhe fshatrat përreth. Pa le ajo e famshmja “Rrugë e Arbrit”. Ku u zhduk, vërtet? Ishte një premtim madhor. Po, të dyjave, i dashur deputet dhe të uroj që kurajën civile e ke kaq të argumentuar. Dhe… mos harro zanatin. Shko gjithnjë në spital, si edhe vjet. Të përqafoj nga zemra, miku im i vjetër Roland Keta! Urime për 2016-ën!
– Për një kualifikim profesional, në Suedi, ke dhënë dorëheqjen nga Zv/Ministër i Bujqësisë, i dashur miku im Alban Lusi. Por, mendjen e ke te bujqësia shqiptare. I ndoqa me vemendje idetë e tua racionale për rikonceptimin e Ministrisë së Bujqësisë, për kompetencat e bashkive, etj. Vërtet novatore. Kështu mbetsh përherë, ti miku im fisnik, me plot energji për punë të mira. Urime familjarisht për vitin e ri 2016! Urime.
– Më parë Profesore Lumturi Markolajn, e njihja si një sportiste të shquar dhe zv/ministre të sporteve. Po, ka gati një vit që bëjmë sport andej nga liqeni. Shpesh me të del edhe e motra, Liljana! Unë të uroj të mbetesh kaq fisnike, ti Lume. Të falenderoj edhe për albumet që më ke dhënë. Të fala Shpëtimit, përqafoje Liljanën. Urime!
– Më ka lidhur fort puna kohët e fundit me Moniken, dhe bashkëshortin e saj, ambientalistin e njohur Lavdosh Ferruni. Në zemrën time, ai që figuron si një Minister i ambientit, në fakt është pa punë. Edhe pse njeh këtë, atë dhe atë… Po, duket nuk ka klan! Gjithsesi, me menaxhimin që i bën Monika dyqanit të prodhimeve “Bio”, duket ia dalin fort mirë. Unë, me kaq sinqeritet dhe thjeshtësi, i uroj të dy: Paqe me shpirt dhe lumturi gjatë 2016-es. Amen!
– Gani Hoxha! Më erdhi kaq mirë miku im, që kishin kaq shumë respekt për ty, si kryetar i Bashkisë Burrel, Neziri, ashtu, edhe ai i Bashkisë Klos, Basmiri. Ka kohë që ti ke qenë aty si kandidat për deputet, por ja që koha nuk e ka fshirë mirësinë tënde. Mund të them se te respektoj mik, me shumë se vëllai yt deputet, ndonëse, edhe atë e donin shumë. Unë të uroj nga zemra Vitin e Ri 2016 ty, familjes, firmes “Mati-Beton”, me zyrat simpatike te rruga “Karl Gega”. Urime.
– Me ty, e dashur Ilda Dega, ndodh diçka që rrallë njerëz e përjetojnë. Në fakt, në këtë botë, në këtë jetë, ka njerëz të zakonshëm, apo të shquar (Remboja, Maskanji) që e shterin frymëzimin krijues, vetëm në një krijim gjenial dhe pas kësaj janë topitur dhe mpakur. Kurse ti, paske brenda vetes një potencial dashurie të pasosur. Për nënën, babanë, vajzat, Tosin, qenushin e bukur. Këto brenda familjes. Po ka edhe plot të tjerë jashtë saj, që të jenë në rrezen e kësaj dashurie fisnike, të këtij humanizmi të rrallë. Kam edhe unë fatin të jem një nga ata. Ky “dënim” është në fakt bekimi im i madh që Zoti i jep njeriut. Për këtë, edhe je e rrethuar me kaq dashuri dhe respekt, nga të gjithë ata që të njohin. Dhe… që janë aq shumë! Të përqafoj fort, ty njeri të mrekullueshëm Ilda Dega. Gëzuar familjarisht Vitin e Ri 2016!
– Quhet Dashuri Murati, po shkurt miqtë i thënkeshin “Dashka”. Është gruaja e njërit prej miqve të mi më fisnikë, Shaban Muratit dhe nëna e një gazetari të spikatur si Erli. Dashka edhe vetë e ka njohur një jetë të tërë, atmosferën e gazetarisë dhe përkthimit, por tani, kjo gjyshe del përditë e përditë andej nga liqeni, duke më gëzuar si fëmijë, mua, të njohurin e vjetër. Të dalësh nga liqeni e sidomos shpesh, gati përditë, kjo kurrsesi nuk është diçka prozaike, e rëndomtë. Të dalësh aty, pasi ke dalë në pension, domethënë, se ke dihatur fort dashurinë për jetën. Kjo kërkon vullnet, por për atë Zot, Dashka e ka me shumicë. Urime nga zemra! Gëzuar familjarisht 2016-ën, njeri i mrekullueshëm!
– Libri, libri dhe prapë libri, duhet, do të jetë një nga “gjymtyrët” kryesore të jetës time, edhe në 2016-ën. Tani, blej edhe libra të autorëve të tjerë, edhe albume, që ua shkruaj miqve dhe atyre që më kanë ndihmuar. Dhe i ble… gjithashtu, te dyqani i një njeriu që ka qenë, si edhe unë, Skënderbegas. Për nder, edhe vetullat i ka si unë. Quhet Dalan. Ka aq kulturë për një libër, por edhe zemrën flori. Fatos Morina, ndofta habitet që unë blej shpesh libra, revista për fëmijë, albume. Po, mua më vjen mirë nga kjo habi. Librat kanë një “parfum” shpirtëror, që nuk e ka asnjë deodorant apo sapun. Gjithsesi, të dy komshinjve (me dyqane pranë e pranë) u uroj: Gëzuar vitin e ri 2016. Urime!
– Të fundit nga ky grup urimesh, e kam për vete. Me 14 Janar 2016, mbusha 62 vjeç! Hajde Flamur hajde! Ku vajti ai djali gjithë muskuj dhe dritë në sy, që bënte kosh nga gjysma e fushës? Po ai hamalli që ngrinte 3 thasë 80-ësh në kurriz (domethënë 240 kile, dhe domethënë 20 vjet!!!). Ku vajti ai studenti i dy fakulteteve? Mos harrosh shoferin! Po, pu, pu! Po librat? Po artikujt? etj. etj. Tani, në horizont ka vetëm një ëndërr solare: Të bëhem gjysh! Gjysh është profesioni, që unë do të mësoj shumë mirë. Po… kur? A, pyesni Ledionin dhe Sarën! Gjithsesi, uroj gjithë shokët, shoqet, miqtë, mikeshat, të njohurit sidomos të panjohurit, që e moren vesh dhe më uruan. Kjo punë iku! Tani jam 62! Aferim Flamur.
VO: Nuk desha të flisja për vajzat, se hyjmë në det të thellë pastaj. Po, ja ku i keni… Nëpër libra, që rrofshin e qofshin!