Princesha ime

 

Në jetë kam njohur shumë princesha

Nerajda ëndrrash e perëndi

Më donin ndoshta edhe i desha,

…deri atëherë, kur erdhe ti!

Në jetë kam prekur unë të bukurën

KËshtu mendoj a nuk e di!

Dhe poezi shkrova për fluturën,

…deri atëherë, kur erdhe ti!

Thonë që të bukurës s’i gjendet fundi

Por ”shtatë” në botë janë mrekulli

Kështu mendoja dhe unë ”i humburi”,

…deri atëherë, kur erdhe ti!

Edhe atëherë çdo gjë mbaroi

Për të fIlluar përsëri

Ti princeshë dhe nëna jote,

…jeni për mua, mrekulli! Bledi Ylli

 

 

Përhumbje dashurie…

 

Më ndodh të përhumbem mbi valë.

Të bisedoj me detin dhe hënën.

Të flas me yjet dhe shkumën e bardhë.

Shpesh më ndodh të pres ardhjen tënde.

 

Ndjej që nga sytë më bulëzojnë pika lot.

Shpesh kjo çudi më ndodh nëpër ëndrra.

Ndodh të kujtoj burbuqen që më dhurove.

Në vazo e ruaj si kujtimin më të shtrenjtë.

 

Shpesh me shfaqet imazhi yt nëpër natë.

Në ëndërr marr puthje nga buzët e tua.

Me tretesh netëve si vegim dhe shkumë

Marr frymë, parfumi ngatërrohet ne shpirt.

 

Është malli që më djeg shpirtin si prush.

Çdo ditë me shikim përtej detit të pres.

Pres ardhjen tënde

i shtrenjti i zemrës sime. Anonymos…

 

E përse?

E përse të flas për vdekjen?

E përse t’i trembem asaj?

Mos vallë mendoni se kam frikë?

Gjersa kam lindur

Vdekjen gjithmonë pranë e kam

Do t’i gëzohem diellit hënës

Dhe jetës ku vrapoj çdo ditë

Dhe s’kam përse t’i trembem vdekjes…

Jo, asnjë çikë. Thodhori Cerro

 

Vajza dhe Nëna

E pashë një vajzë tek qante mbi një varr

Me fjalë zemre, për nënën vajtonte

Të lutem nënë, thoshte shpirti i saj

Dhe hapte krahët e varrin përqafonte

Dil e shiko, kemi ardhur për Ty

Ku zëri, me lotët e shpirtit trazohej

Nga mërgimi nënë, erdhën vëllezërit e mi

Por nëna nuk mundej, nga vdekja të zgjohej

Trishtimi më hyri, në rrahjet e zemrës

Për atë vajzë, që shpirti aq shumë i qante

U ula dhe unë, mbi varrin e zi

Ku dheu nga ne, nënën e ndante!

Qava me fjalë, por brenda në shpirt

Se vajza thashë, e donte më shumë

Por e dija dashurinë e asaj nënë për ne

Se nusja e djalit, isha dhe unë! Fleta Satka

 

S’kam asnjë kujtim

Nga ti unë s’kam asnjë kujtim

Kur ike ti, asgjë s’më le

Me shpirt do përmallohem unë

Paçka se ti asgjë s’më dhe

 

Do të largohem diku larg

Erën e malit do marr pas

Koha larg do të më çojë

Por do mbetem ajo që jam

 

Thellë në zemër do ta ruaj

Atë kujtim që ti s’le dot

Me mall do t’i flas harresës

Kohës do t’i them derdh lot.

 

Nga ti unë s’kam asnjë kujtim

As fjalë, as shkrim, as poezi

Doja të ishe ti pjesa ime

Por ja që humbi kjo dashuri. Thodhori Cerro

 

 

Humbje

 

Kur ti erdhe tek unë

Unë isha thjesht një njeri

Prisja të vinte dikush tjeter

Ajo e thjeshta dashuri

 

Dielli përflaku flokët e tua

Flokët u duken aq bukur

Në ëndërr m’u bëre si flutur

Unë prapë mbeta ai

 

Heshtja e natës dheun mbuloi

Humbëm njëri-tjetrin ne

Kështu mbrëmja na harroi

Dita kur erdhi, s’pyeti për ne. Thodhori Cerro

 

 

Jam ulur pranë dritares 

…e për ty po mendoj

Për dashurinë që patëm

dhe ndarjen që shumë na lëndoi

Shikoj qiellin asnjë yll

atij nuk i mungon

Por  në jetën time

mungon ti

E i lutem hënës një dëshirë

Të ma plotësojë…

Te vij atje te ti

e vetmja gjë që dëshiroj

Papritur një hije me erdhi pranë

më përqafoi e më tha disa fjalë:

Unë o shpirt ty të dua

vdekjen time duhet ta pranosh

e një dashuri tjetër të kërkosh

Doja ta përqafoja

por ai u zhduk ngadalë

si vesa mëngjëseve përmbi petal.

Kaluan ditë, javë ndoshta edhe muaj

largimin tënd e pranova

Po ti e di, o engjëlli im

Që edhe pse s’jeton më

TË DUA  AKOMA. Oskeola  Hazizaj

 

Sa shumë njerëz të kësaj toke
Sa shumë frymë brenda një jete
Shkelim dheun e një bote
E gjithkush njĕ botë më vete!…

Egoizmin sot hidh tutje
E mos mbaj mëri më kot
Dashuri dhuro dhe puthje
Atë që ka nevojë kjo botë…

Hiq mërzinë që mban për dore
Harroji hallet për njĕ ditĕ
Bëhe jetën më gazmore
Edhe për pak do ik’ ky vit… Bledi Ylli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *