Intervistën e radhës mendova ta bëja me zotin Eduart Ndocaj, të djathtin që kërkon të bëhet kryetar i PS-së. Zotin Ndocaj e gjeta përpara Kuvendit, duke rregulluar kapelen e tij të madhe…
 
Kaso Kosa: – Përshëndetje! Mendoni se do t’i fitoni zgjedhjet në PS, zoti Ndocaj?
Eduart Ndocaj: – Sigurisht që do fitoj, Kaso. Unë jam i djathtë dhe e meritoj kreun e PS-së.
– Nuk ju kuptova…
– Si nuk më kupton? Shqip fola. PS-ja s’po lë gjë pa privatizuar Kaso. Pra, na ka vjedhur programin ne të djathtëve. E kush më mirë se një i djathtë, mund të jetë në krye të saj?
– Pra, keni shpresë që…
– Nëse nuk më vjedhin votat, do fitoj se s’bën. Kam përkrahjen e ndërkombëtarëve unë Kaso…
– Keni edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve? Të cilëve për shembull?
– Zonja Sadije më ka shprehur përkrahjen e saj për kandidimin tim.
Më falni, zoti Ndocaj, për injorancën! Cila është kjo Sadije, se nuk e njoh?
– Nuk njeh Sadijen ti!? Kaq i paditur je bre burrë?!
Më falni edhe një herë për injorancën, por nuk e njoh. Turkeshë është kjo?
– Më mirë akoma. Është indieshë bre.
– Indieshë? Domethënë indiane?
– Po, pra, indiane. Si nuk njeh Sadien ti bre?! Për të qanë gjithë gratë e vendit.
– Të vendit të saj?
– Të vendit tonë, pra. Ne vendin e tyre nuk e di unë nëse qanë apo jo.
– Kush është kjo?
– Sadna pra, ajo e telenovelës indiane. Unë nuk i them Sadna, por Sadije.
– Tani ju kuptova. Veçse nuk kuptoj një gjë: Përse Sadija do t’ju ndihmojë juve?
– Do më ndihmojë, pasi unë jam një kauboj. E di ti kuptimin e kësaj fjale?

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *