Një javë e ngarkuar me aktivitete ajo e kaluara për komunitetin shqiptar në Londër.

Si gjithmonë, protagoniste shoqata “Ardhmëria” me impenjimin e saj në çdo aktivitet të  lidhur me kulturën dhe traditat e popullit shqiptarë në emigrim. Këtë hrë qëllimi ishte festimi i 17 Shkurtit, përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, një ditë e shënuar dhe e shtrenjtë për mbarë popullin shqiptar.

Në shkollat shqipe  të shoqatës “Ardhmëria” e shtuna e kaluar ishte e mbushur plot me aktivitete për këtë qëllim. Në Deptford Library dhe St Augustine ‘s CE Hight Scool   u zhvilluan mjaft aktivitete dedikuar Kosovës. Një mësim i hapur me nxënës e prindër, ku fëmijët treguan pavarësinë, për heroin e Kosovës, Adem Jasharin dhe thirrjen e cdo kosovari në nderim tij “Bac u kry!”, për Prishtinën, poetët e saj Shkreli dhe Podrimja etj. U shkruajtën, rrecituan, kërcyen dhe krijuan në shqip fletushka urimesh.

Një event i paparashikuar për përmasat dhe surprizat ishte mbrëmja rinore e organizuar  në Hammersmith Town Hall me  personazhe të njohura  të muzikës në Kosovë si, Labinot Tahiri , Besart Halimi, Dafina Dauti, Natasha DJ Koli etj. Në sallë ishin ndërthurur bukur  simbolet e Shën Valentinit me flamujt e Shqipërisë e Kosovës. Vajzat që kërcyen aq bukur nën drejtimin e korografit të talentuar Shkëlzen Mustafa dukeshin flutura lirije. Prezantimi dinjitoz i programit nga Graciela Kiri Cekaj dhe organizimi i rinisë nga Driton Harizi të jepte idenë e një mbrëmje të kordinuar në mënyrë perfëkte. I ftuar nderi ishte deputeti i parlamentit Britanik, zoti Andy Slaughter i cili i ndjek vazhdimisht eventet e shoqatës “Ardhmëria” në Londër

Për ju përmblodhi eventet gazetarja në Londër, Anila Kadija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *