Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund ta padis policinë?

– Përshëndetje avokat! Jam Edi nga Tirana dhe kam një shqetësim të tillë: pasi kontrollova targën e automjetit që disponoj në vvebin e Policisë së Shtetit, konstatova se kisha 15 masa administrative, për të cilat nuk jam njoftuar asnjëherë nga policia. A mund ta padit policinë unë dhe të kërkoj të drejtën time si qytetar? Faleminderit paraprakisht për përgjigjen!

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje zoti Edi! Shqetësimin që keni, e kanë shumë qytetarë të tjerë të cilët ankohen sikurse edhe ju për gjobitje nga ana e policisë rrugore, për të cilat nuk janë njoftuar. Përgjigjen e shqetësimit tuaj e gjejmë duke analizuar Kodin Rrugor të Republikës. Në të gjitha rastet në të cilat ky kod parashikon që një shkelje e caktuar ndëshkohet me masë administrative me gjobë, zbatohen dispozitat e përgjithshme të ligjit për kundërvajtjet administrative. Si realizohet përcaktimi dhe verbalizimi i shkeljes? Shkelja, kur është i mundur përcaktimi i përgjegjësisë, duhet t’i ngarkohet menjëherë si shkelësit, ashtu edhe personit që është i detyruar solidarisht të paguajë shumën e duhur. Për përcaktimin e shkeljes duhet të hartohet procesverbali që përfshin edhe deklaratat që të interesuarit kërkojnë të shkruhen. Në rregullore tregohet modeli përkatës. Një kopje e procesverbalit duhet t’i jepet shkelësit dhe, kur është i pranishëm, personit solidar të detyruar. Një kopje e procesverbalit dorëzohet menjëherë në zyrën ose komandën nga e cila varet agjenti verifikues. Si realizohet njoftimi i shkeljeve? Kodi Rrugor në nenin 199 përcakton se: Kur nuk mund të përcaktohet menjëherë autori i shkeljes, procesverbali me të dhënat e sakta dhe të detajuara të shkeljes dhe me tregimin e motiveve që kanë bërë të pamundur përcaktimin e menjëhershëm, duhet, brenda 30 ditëve nga verifikimi i shkeljes, t’i njoftohet shkelësit përkatës ose, kur ky nuk është identifikuar dhe bëhet fjalë për shkelje të kryer nga drejtuesi i një mjeti me motor, i pajisur me targë njohjeje, njërit prej subjekteve të treguara në nenin 194, që rezulton nga regjistrat përkatës në datën e verifikimit. Kur bëhet fjalë për ciklomotorin, njoftimi duhet t’i bëhet subjektit përgjegjës të qarkullimit sipas nenit 96, pika 1, shkronja “b”. Kur shkelësi ose një tjetër nga subjektet e treguara identifikohet më vonë, njoftimi mund t’u bëhet atyre brenda 30 ditëve nga identifikimi.

– Si realizohet ankimi në organet gjyqësore? Kundër vendimit të dënimit sipas nenit 201 nga organi administrativ shtetëror mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes në gjykatën e rrethit ku është kryer kundërvajtja, vendimi i së cilës është i formës së prerë. I nderuar Edi, në letrën tuaj nuk jeni i qartë se në çfarë date i keni marrë këto gjoba. Megjithatë me informacionin që na jepni, duke qenë se ju nuk jeni njoftuar sipas nenit 199 të Kodit Rrugor dhe Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, atëherë ju lind e drejta të ngrini padi pranë Gjykatës Administrative ku ju keni vendbanimin dhe të kërkoni shfuqizimin e gjobave të cilat dalin në sistem. Për më shumë informacion rreth problemit tuaj, jeni i mirëpritur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” dhe ne do t’ju japim konsulencë profesionale për rastin tuaj. Ju faleminderit!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ushqimet që ndihmojnë ose pengojnë punën e tiroides

Next Post

Si të bëj bashkim familjar me djalin në Gjermani?

Advertisement