Përshëndetje! Jam Lindita nga Durresi 50 vjeçe e divorcuar, pa njeri ne ngarkim. Jam e rregullt, rrjedh nga nje familje me emer te madh dhe intelektuale, e mbajtur, e paraqitshme, e arsimuar dhe me nje karakter shume te larte. Kërkoj nje zoteri qe te jete i ve, ose i divorcuar, me banim ne Zvicer, Belgjike, Francë, Itali, etj. Te jete njeri serioz, i mbajtur, i ndershëm, ne marrdhenie pune nga mosha 48 – 60 vjec. Pres pergjigje ne gazete nga te interesuarit. Faleminderit.
Përshëndetje, jam një femër serioze e divorcuar me banim në Tiranë, me origjinë nga verlindja, simpatike, e paraqitshme moderne. Dua të lidhem me një mashkull për qëllime serioze. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit. Jam e divorcuar prej 10 vitesh, përvecse me ish-bashkëshortin tim skam pasur lidhje tjetër, por shpresoj ta gjej njeriun e jetës ashtu sic jam vetë, mbi gjitha e dua të ndershëm. Jam me banim në Tiranë.
Pershendetje Klea nga Permeti 32 vjec me pamje shumë te mire dhe me karakter mjaft te rregullt dhe teper e sinqertë!. Punoj ne aktivitetin familiar dhe jetoj jashte vendlindjes. Në mungese kohe ose fati nuk kam vendosur akoma per njeriun e jetes dhe po shkruaj nje here ne kete gazete sepse “kurre mos thuaj kurre”. Djali duhet te jete me pamje te mire me kulture dhe inteligjent plus puntor sic jam vete.Te jetoje dhe ai jashte vendlindjes..! Cili djale pershtatet ju lutem me lini nje numër tel ketu ne gazete.! Faleminderit. Vetem persona serioz.
Jam nga jugu 45 vjeçe në pamundësi njohje me një njeri serioz, të rregullt dhe besnik, kërkoj lidhej sekrete pa i prishur punë njëri-tjetrit. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë ose në redaksi. Me respekt zonja nga jugu.
Ina 36 vjeçe beqare dua të lidhem me një djalë emigrant shqiptar, Angli, Gjermani, Kanada, Amerikë. Jam e rregullt në të gjitha drejtimet, dua vetëm martesë. Lini numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam një vajzë 32 vjeçe nga Përmeti, me pamje shumë të mirë, punoj në aktivitetin tim. Ndodhem jashtë vendlindjes, në mungesë kohe ose fati nuk kam vendosur për njeriun e jetës time. Nëse ka ndonjë djalë që rastësisht lexon këtë sms dhe është inteligjent, punëtor shumë i sinqertë, i dashur, familjar me pamje të mirë të rregullt të më shkruaj në numër telefoni ose adresë emaili. Mundësisht që ndodhet jashtë vendlindjes. Faleminderit.
Jam një vajzë nga Durrësi 48 vjeçe beqare, pa histori dashurie, shumë familjare nuk bëj fëmijë. Vitet kaluan për arsye pretendimesh. Jam 1.62 i gjatë, me trup shumë të rregullt, vajzë qyteti. Kërkoj një zotëri të moshës 48 deri 53 vjeç. Të jetë njeri familjar, i rregullt, serioz, larg alkolit, dhe bixhozit etj. Kërkoj një lidhje serioze me një zotëri. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
32 vjeçe shumë e pashme, besnike e sinqertë, e dashur, punëtore dhe me ekonominë time. Një nga të metat e mia është që pretendoj tepër dhe mbase këtu gaboj sepse njeri përfekt nuk ka. Por çtë bëj mashkullin tim e dua mashkull me karakter e zemër. Nuk do ndaloj të pres personin e duhur. Jetoj në Udine të Italisë, nuk më mungon asgjë përveç njeriut që dua ta kem tërë jetën në krah, ta dua dhe ta nderoj dhe anasjelltas. Cili person i afrohet përshkrimit tim dhe jeton në Itali ose afër, atëherë të më shkruaj në web, ose në gazetë. Faleminderit.
Elona 31 vjeçe banuese në Itali prej 15 vitesh, e pashme dhe me cilësi shumë të mira. Punoj dhe jetoj me familjen në Verona. Do të doja të njihja një djalë serioz, i pashëm, familjar dhe i dashur. Të ketë mendje dhe botë me horizont. Mundësisht të jetojë në Itali ose në shtetet fqinje. Më intereson vetëm njeriu dhe asgjë tjetër. Nëse dikush afrohet me të dhënat atëherë më lini një numër telefoni dhe do ju telefonoj.
Jam një vajzë e divorcuar 25 vjeçe nga Fieri, dua të krijoj një lidhje me një zotëri të kuptueshëm, të mirë familjar, pa i hapur probleme njëri-tjetrit, të më ndihmojë nga ana ekonomike. Kush interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.
23 vjeçe, kërkoj lidhje me një djalë të jetë serioz dhe jo tallje. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.