Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si trajtohet kjo lloj alergjie?

 

– Doktoreshë Mira, kam një pyetje në lidhje me ambientin e shtëpisë. A është e vërtetë që të shkakton alergji kur ka lagështirë apo shumë pluhur? Mamaja ime mezi mbushet me frymë qëkur kemi kaluar te shtëpia e re private. Mos vallë ndikon edhe stina në të cilën ndodhemi, apo s’ka lidhje? Si trajtohet kjo lloj alergjie? Ppres një përgjigje këtë javë, ju lutem. Rina.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E dashur Rina, së pari, i uroj të shkuara mamasë tuaj. Të gjitha ambientet e mbyllura që kanë lagështirë janë ngacmuese për të prekurit nga alergjia e frymëmarrjes. Ko ndodh sepse ekzistojnë disa mikroorganizma që quhen akariene ose pluhurat e shtëpisë, të cilat kanë vetinë të qëndrojnë në këto ambiente dhe ushqehen me lëkurën që na bie gjatë natës. Ngacmimin më të madh për alergji e jep dhoma e gjumit, sidomos krevati, sepse aty ata gjejnë më shumë terren për t’u shumuar e zhvilluar aktivitetin e tyre. Shtëpitë me lagështirë ku ka mungesë ajrosjeje, apo janë të mbyllura, bëhen shkak për alergjinë e frymëmarrjes dhe çojnë gjer në astëm, sidomos fëmijët.

Advertisement

– Sigurisht që edhe stina ndikon. Alergjia mund të jetë krijuar gjatë gjithë vitit, por varet gjithmonë nga shkaku kryesor dhe rëndohet apo përqendrohet më shumë në disa stinë të caktuara, duke shkaktuar gjithnjë shqetësime. Ka edhe alergenë që janë vetëm për disa muaj. Edhe ndryshimet klimaterike ndikojnë në shfaqjen e alergjive të tilla. Unë ju këshilloj në këtë rast që ta vizitoni mamanë tuaj te mjeku specialist i alergjive, i cili vendos diagnozën dhe më pas trajtohet. Trajtimi mund të jetë i vazhdueshëm, gjë që varet nga forma dhe rasti, por mund të jetë edhe sezonal, pra, varet gjithnjë nga lloji i alergjisë. Kini parasysh që alergjia shfaqet në forma të lehta, të mesme dhe të rënda, apo në forma të ndryshme, si edhe në formën e gripit. Prandaj është e rëndësishme vizita mjekësore për të përcaktuar se çfarë ia ka shkaktuar këto probleme mamasë tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Cilat janë frikërat e burrave në shtrat?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement