Ina 36 vjeçe beqare dua të lidhem me një djalë emigrant shqiptar, Angli, Gjermani, Kanada, Amerikë. Jam e rregullt në të gjitha drejtimet, dua vetëm martesë. Lini numër telefoni në gazetë. Faleminderit.
Përshëndetje, jam një vajzë 32 vjeçe nga Përmeti, me pamje shumë të mirë, punoj në aktivitetin tim. Ndodhem jashtë vendlindjes, në mungesë kohe ose fati nuk kam vendosur për njeriun e jetës time. Nëse ka ndonjë djalë që rastësisht lexon këtë sms dhe është inteligjent, punëtor shumë i sinqertë, i dashur, familjar me pamje të mirë të rregullt të më shkruaj në numër telefoni ose adresë emaili. Mundësisht që ndodhet jashtë vendlindjes. Faleminderit.
Jam një vajzë nga Durrësi 48 vjeçe beqare, pa histori dashurie, shumë familjare nuk bëj fëmijë. Vitet kaluan për arsye pretendimesh. Jam 1.62 i gjatë, me trup shumë të rregullt, vajzë qyteti. Kërkoj një zotëri të moshës 48 deri 53 vjeç. Të jetë njeri familjar, i rregullt, serioz, larg alkolit, dhe bixhozit etj. Kërkoj një lidhje serioze me një zotëri. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
32 vjeçe shumë e pashme, besnike e sinqertë, e dashur, punëtore dhe me ekonominë time. Një nga të metat e mia është që pretendoj tepër dhe mbase këtu gaboj sepse njeri përfekt nuk ka. Por çtë bëj mashkullin tim e dua mashkull me karakter e zemër. Nuk do ndaloj të pres personin e duhur. Jetoj në Udine të Italisë, nuk më mungon asgjë përveç njeriut që dua ta kem tërë jetën në krah, ta dua dhe ta nderoj dhe anasjelltas. Cili person i afrohet përshkrimit tim dhe jeton në Itali ose afër, atëherë të më shkruaj në ëeb, ose në gazetë. Faleminderit.
Elona 31 vjeçe banuese në Itali prej 15 vitesh, e pashme dhe me cilësi shumë të mira. Punoj dhe jetoj me familjen në Verona. Do të doja të njihja një djalë serioz, i pashëm, familjar dhe i dashur. Të ketë mendje dhe botë me horizont. Mundësisht të jetojë në Itali ose në shtetet fqinje. Më intereson vetëm njeriu dhe asgjë tjetër. Nëse dikush afrohet me të dhënat atëherë më lini një numër telefoni dhe do ju telefonoj.
Jam një vajzë e divorcuar 25 vjeçe nga Fieri, dua të krijoj një lidhje me një zotëri të kuptueshëm, të mirë familjar, pa i hapur probleme njëri-tjetrit, të më ndihmojë nga ana ekonomike. Kush interesohet të lërë numër telefoni në gazetë.
23 vjeçe, kërkoj lidhje me një djalë të jetë serioz dhe jo tallje. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Përshëndetje jam Entela 30 vjeçe nga Fieri e divorcuar me femijë jeta e halli me bëri të shkruaj ketu. Kërkoj nje lidhje të gjatë me nje zotëri te me respektoj te kuptohemi e të më ndihmoj nga ekonomia. Ai qe e ndjen veten te leri mesazh në gazetë.
Le kete mesazh zotris te kam lenduar te lutem kethehu tek une dhe i them të marri sërisht në të njëjtin numër telefoni.
Përshëndetje jam Lori kërkoj një person vërtetë më vlera dhe që të çmojë familjen. Edhe unë fatkeqësisht jam e divorcuar dhe kam një fëmijë. Jam 24 vjeç, do të dëshiroja të njihja ndonjë person që të jetë vërtetë i intereuar për martesë dhe jo për lojëra pasi për mua ka shumë vlerë serioziteti dhe që të më pranojë bashkë me fëmijen tim. Shrpesoj të ekzistojë ky person jashtë shtetit dhe kryesisht në Francë, Suedi ose në ndonjë vend tjetër.
Jam nje femer 36 vjeçe nga Prizreni. Kërkoj të njihem me nje person te sinqertë dhe te sjellshem, per nje lidhje serioze martesore. Le te me shkruajnë vetem ata persona qe mendojn seriozisht per nje lidhje martesore.
Jam nje vajz e divorcuar 25 vj nga fieri. Dua te njoh te krijoj nje lidhje me nje zotri te kuptushem te mir familjar pa i hapur probleme njeri tj e tme ndimoj na ana ekonomik. .kush interesohet te ler nr gazet.Jam 23 vjeçe, e kulturuar, inteligjente, simpatike dhe e ëmbël. Dua të njoh një person që ti ketë këto karakteristika, të jetë mbi 26 vjeç, dhe të jetojë jashtë Shqipërisë ose në Tiranë. Faleminderit.
Jam në kërkim të një intelektuali nga jugu ose Shqipëria e mesme me moshë 61-63 vjeç. Të jetë larg çdo vesi negativ. Unë jam femër cilësore dhe e kompletuar në çdo drejtim. Kam paraqitje, jam e mbajtur, korrekte, besnike, karakter të lartë dhe ekonomi të mirë. Jam vetëm për qëllime serioze. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Jam një vajzë 21 vjeçe, dua të dij a ka djem për lidhje serioze. Të interesuarit të lënë numër celulari vetëm për qëllime serioze. Faleminderit.