Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Merita Merja: Suksesi e ka emrin Merita…

Merita është e vetmja parukiere dhe estetiste që ka nxjerrë në pah të gjitha aftësitë e saj, jo vetëm në fushën e saj, por edhe në atë të biznesit dhe si organizatore. Në dyqanin e saj gjenden të gjitha shërbimet, por edhe tendencat më të fundit për fustanet e nuseve. Së fundmi, Merita ka realizuar një seminar trajnimi në bashkëpunim me një parukier turk, duke u dhënë mundësinë vajzave shqiptare të përvetësojnë nga puna e talenti i saj dhe i parukierisë së huaj. Seti i fundit ku modelet me Meritës ekspozojnë fustanet e nusërisë, ka qenë një sukses i vërtetë, aq sa, siç na tregon edhe ajo vetë, shumë faqe të huaja e kanë vlerësuar punën e saj duke postuar foto të setit të ri të realizuar në tërësi nga ajo vetë, me fustane, stilime dhe make-up. Ky është suksesi!

 

– Merita, sapo ke realizur një seminar, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Si të shkoi në mendje të realizosh një seminar për parukerinë?

Advertisement

– Ishte ideja ime në bashkëpunim me parukierin turk Muhitti N Ysan, për të sjellë pranë vajzave që e duan këtë profesion, pak talent nga të dyja vendet. Seminari doli shkëlqyeshëm nën kujdesin tim 100%. Ishte dy ditë rresht dhe në këtë hark kohor u shpalos puna ime dhe e parukierit turk. Shumë vajza që ishin të pranishme, morën trajnime për fushën e parukerisë.

– Pra, mund të quhet një sipërmarrje e suksesshme?

– Absolutisht e suksesshme, siç e thatë edhe ju, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Mblodhi bashkë parukierë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Rezultoi një seminar i frytshëm në të gjitha drejtimet.

Gjatë sezonit të verës dhe në vazhdim, ti stilon me qindra nuse. Çfarë kërkojnë këto nuse për ditën e dasmës së tyre, stilimin, trajtimin?

– Po është e vërtete që realizoj shumë stilime dhe make-up nusesh gjatë gjithe sezoneve. Nuset shqiptare janë tek e thjeshta dhe tek e bukura që vjen nga thjeshtësia. Ne fillojmë me trajtimin e flokëve që bëhen me botox (jo vetëm për nuset), duke e sjellë flokun në shëndetin e tij të plotë për 5 seanca. Pastaj i stiloj sipas formës së fytyrës, fustanit që ka veshur dhe komponentëve të tjerë. Kush e ka provuar trajtimin, ka mbetur i kënaqur.

– Sapo ke realizuar edhe një set fotosh me fustanet më të bukura të nuseve. E ndjen suksesin?

– Në dyqanin tim gjen fustanet e nusërisë më të veçanta që mund të keni parë ndonjëherë. Fotot e mia i kanë marrë edhe agjenci të huaja dhe i kanë postuar. Vajzat modele kanë veshur fustanet e mia dhe kanë treguar që ato thjesht janë një mrekulli, një ëndërr që bëhet realitet vetëm në ditën e tyre të madhe. Fustanet janë nga firmat më të njohura si D&G, Christian Loboutin e shumë të  tjera.

– Cila është risia e fustaneve të këtyre koleksioneve?

– Kam futur për herë të parë fustane nusërie për vajzat myslimane që do të martohen. Ato, vetëm në dyqanin tim mund të gjejnë fustanin e përshtatshëm, siç jua kam prezantuar edhe me fotot që ju i keni publikuar për lexuesit.

– Gërshetat, vazhdojnë të jenë në modë?

– Ashtu si sezonin e kaluar, gërshetat janë shumë në modë sepse janë komode, të lehta dhe shumë të bukura. Në sallonin tim çdo ditë ka nga një kliente që realizon gërsheta.

– A vazhdon të ketë si gjithmonë frekuentim të leksioneve të tua nga nxënëset?

– Në dyqanin tim nuk mungojnë asnjëherë nxënëset që duan të mësojnë për artin e bukur të parukerisë e të estetikës.

– Çfarë të frymëzon më shumë në profesionin tënd?

– Emocioni dhe përgjegjësia për klientin. Tashmë kam 10 vjet në këtë profesion, kështu që jemi bërë edhe mikesha me klientet. Më pas, kënaqesia më e madhe vjen me arritjen e rezultatit.

– Po vetë, sa i përkushtohesh me parukieri dhe estetikë Meritës?

– Pa diskutim që shumë. Po nuk respektove veten, nuk regullon dot të tjerat. Klienti të sheh kush je ti, që të vijë nesër. Klienti mund të gabojë vetëm një herë.

– Je ndier ndonjëherë e penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

– Asnjehere dhe nuk besoj se do ndihem ndonjehere. Gjithë kohën ke të bësh me njerëz të ndryshëm dhe thyhet monotonia.

– Çfarë bie në sy sa hyn në dyqanin tënd?

– Siç po e shikoni edhe vete, dyqanin e kam te mbushur me gazeta dhe revista që i argëtojnë klientet gjatë kohës që presin, sidomos ato që kanë të bëjnë me pamje të bukura për syrin.

– Ke linja shumë të bukura trupore, madje mund të them që je ikonë bukurie. Ndihesh e vlerësuar kur të thonë kështu?

– Faleminderit. Unë mundohem të bëj më të mirën duke nisur nga vetja. Reflektoj gjithçka nga vetja.

– Ndonjë këshillë tënden për femrat që kanë nevojë për këshillat e tua?

– Njerëzit të jenë të kujdesshëm tek ajo çka përdorin, duke filluar nga kremerat e deri te produktet e ndryshme kozmetike, t’i zgjedhin cilësore dhe të kujdesen nga efekti i diellit.

Meritë, si do ta mbyllim?

– Ju uroj gëzuar festat dhe nëse doni të bëheni të bukura, të ndiheni princesha në ditën tuaj të dasmës, të mësoni rreth artit të bukur të parukerisë, e dini ku të drejtoheni, te Parukeri Estetikë Merita.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Eneda Tarifa: Kjo "Përrallë" e do një shpërblim!

Advertisement