Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Lukas Georgiades:”Uroj, që të bëhemi si Shqipëria !

Loukas tvTë gjithë ne në Greqi e njohim Shqipërinë. E dijmë se ajo la pas saj “parajsën” komuniste, për të hyrë në kapitalizmin “mallkuar”. Vitet e fundit e udhëhequr nga një Kryeministër socialist, Edi Rama, Shqipëria po bën hapa përpara duke na dhënë edhe ne leksione moderne të sipërmarrjes e e biznesit. Në Shqipëri borxhi publik është 70% e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto), arsye kryesore kjo që huamarrjen e saj Shqiperia, e ka investuar në projekte infrastrukturore, të cilat pritet të sjellin vlera të tjera të larta, në vitet e ardhshme. Gjithashtu, në Shqipëri nuk ndihet asnjë presion nga kostoja e lartë e sistemit të pensioneve, ose mbajtja një “armate” nëpunësish civilë.

Shqiperia, investon vazhdimisht, duke krijuar një mjedis veçanërisht miqësor ndaj biznesit, me qëllim, përshpejtimin e rritjes së zhvillimit te vendit dhe krijimit të vendeve të punës nga investimet.

Ja, çfarë po ndodh në vendin fqinjë në fushën e krijimit të bizneseve dhe taksave:

Advertisement

– Së pari, në Shqipëri mund të krijosh një biznes brenda disa orëve !

– Tatimi mbi të ardhurat për bizneset me qarkullim deri në 5.000.000 lekë ose (36.000 euro), është zero !

– Për një xhiro nga 5 milionë deri në 8 milion lekë (dmth 36,000 deri 58,000 euro), përqindja e tatimit të fitimit, që nga data, 01- Janar, 2016 është 5%, ndërsa për më shumë se 58.000 euro, ajo arrin  në 15%!

– Persa i perket Tatimit mbi dividentin është në 15%.

– Shkalla maksimale e TVSH-së, ne Shqiperi është 20%, ndërsa per turizmin në 10%,

e për  ushqimit në  6%,

– Tatimi mbi të ardhurat, parapaguhet në baza mujore.

– Shqiperia jep ndërmarrjet drejt falimentimit me vetëm 1 euro në vit, me nje kusht, që sipermarresi i ri, të krijojnë të paktën 50 vende pune.

– Nëse një kompani nënshkruan një kontratë për 40-50 vjet me qeverinë shqiptare, merr prona me qera 5.00 deri 10.00 euro në vit !!!

– Për më tepër, në rastin e bizneseve “fason”, nuk lind asnje ngarkese tatimore, nga momenti qe produkti eksportohet. Pra, çdo gjë qe eksportohet ka tatim e takasë doganore zero!

 

Të gjitha këto, përbëjnë realitetin bashkëkohor të një vendi, që shpesh e karakterizojmë si një vend “i vonuar”, por që, nuk ka falimentuar si Greqia.

Shqipëria, ky vend që pa “të mirat” e komunizmit, po përpiqet për të kthyer “faqen”, me qëllim kryesor, integrimin në Bashkimin Evropian dhe më pas, në eurozonë. Sigurisht që bëhet fjalë, për një shtet me boshllëqe të mëdha institucionale i cili është ende larg integromit europian, megjithatë, ekonomia e Shqiperise, prezantohet me një fytyrë të re, duke formuar një ambient shumë miqësor të biznesit. Nuk është rastësi që sot në vendin fqinj, veprojnë me mijëra kompani greke, ndërsa të gjithë ne, greket e dimë kontributin e madh të Greqisë, në forcimin e ekonomisë shqiptare, vetem se fqinja jone veriore, nuk falimentoi dhe natyrisht, nuk kërkon nga qytetarët e bizneset super-taksa. Esencialisht, po t’i krahasojme Shqiperinë  me Greqinë, të dyja keto vende, gjenden ne drejtime krejt te kunderta. Pra, duke krahasuar mjedisin tatimor te vendit fqinj Shqiperise, me korresponduesen e saj homologe greke, mbase duhet të na vijë turp.

Greqia është një vend që për 36 vjet, i përket bërthamës së Evropës dhe në 14 vitet e fundit, është në zonën e Euros. Ajo ka marrë ndihma kolosale financiare, por, për fat të keq mbeti një vend me “tumor shtetëror”. Per këtë edhe falimentoi!

Eshtë pikerisht ky “tumor” që ka prekur e goditur sipërmarrësit helenë, ndërsa situata e veçantë në të cilën gjejmë veten, gjashtë vitet e fundit, rëndon edhe më tej mjedisin fiskal kryesisht, me nderhyrje tatimore “idiote”, sepse, pikërisht këtë, “tumor shteteror”, i gjithë sistemi politik i vendit e ka përshkuar, horizontalisht dhe vertikalisht!

Nëse dikush beson se Greqia ka falimentuar për shkak se, ne jemi një ekonomi “liberale”, ai duhet  të shkojë urgjentisht …tek psikiatri! Jo. Duke parë çfarë po ndodh me biznesin shqiptar, me taksat e tatimet që paguahen aty, ndoshta ne duhet të biem në depresion!

Ja, pra, ky është shembulli shqiptar që po na le me goje hapur… Duhet të na vijë turp që ne nuk jemi si Shqipëria dhe për fat të keq, do vonojmë shumë për t’u bërë …!

 Perktheu e pershtati nga greqishtja,

Seferina Serani Selenica

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Sezari shkon të jetojë me dashnoren e tij

Next Post

Shpenzoj më pak energji e më faturojnë më shumë. Si të veproj me OSSHEE-në?

Advertisement