Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Greta Hoxha e Zjarr TV, në televizionin grek

Greta Hoxha, prezantuesja bukuroshe e lajmeve, ka ngjallur diskutime në Shqipëri, me daljet e saj super seksi në televizion! Pse ka ndodhur gjithë ky pështjellim rreth saj? Sepse lajmet i prezanton pa veshur sutjena, por vetëm me një jelek të hapur. Prezantuesja seksi ishte ftuar të martën në mbrëmje në emisionin “Ola” të gazetarit grek, Themo Anastasiadhi, ku foli për shumë gjëra. Ajo shpjegoi se emisioni i saj “360 gradë” nuk ishte tamam emision lajmesh, por kishte një format ndryshe nga emisionet e tjera të televizionit shqiptar dhe idenë për ta prezantuar kështu emisionin, e kishte pasur pronari i tij! Ajo pranoi se në Shqipëri nuk e kishin pranuar lehtë këtë konceptim, sepse njerëzit janë ende shumë konservatorë. Kini parasysh se Greta është prezantuesja e dytë që ka marrë përsipër këtë rol të vështirë. Paraardhësja e saj ishte brune dhe u largua nga televizioni sepse bëri një fotografi nudo për revistën “Playboy”…

 

– Jasu Greta! Mirë se erdhe në Greqi!

Advertisement

– Efxaristo poli (Faleminderit shumë)!

– Në fillim, dua të të them, mos u shqetëso fare që nuk di greqisht…

– Meqë unë përfaqësoj Shqipërinë dhe dua të jem autoktone shqiptare, do të flas në gjuhën shqipe: Mirë se ju gjeta!

– Pavarësisht flet apo nuk flet greqisht, edhe në televizionin grek po t’i thoshe lajmet, siç i thua në atë shqiptar, të gjithë do të të shihnin.

– Po, kjo është e vërtetë.

– Nga të gjitha prezantueset greke që kanë ardhur këtu në emision, ti je ajo që kuptoj më shumë!

– Faleminderit!

– Si ju lindi ideja t’i jepnit lajmet në këtë mënyrën tënde, që është pak “zbuluese”, le të themi?

– “360 gradë” nuk është emision lajmesh, është shumë ndryshe nga ato që shohim në televizionet e tjera shqiptare. Ideja nuk ishte imja, por e Ismet Drishtit, i cili është administratori i televizionit. Unë thjesht pata mundësinë të isha pjesë e formatit, pavarësisht se kisha prezantuar herë të tjera lajme, por jo në atë format. Më ka pëlqyer shumë që në momentin e parë që e kam dëgjuar dhe do të vazhdoj të jem në “360 gradë” si prezantuese.

– Nuk kuptoj asgjë, por në fakt, ndjej sikur i kuptoj të gjitha… Emri yt është Greta Hoxha… Nuk besoj të kesh ndonjë lidhje me ish-diktatorin!

– Jo, asnjë lidhje. (Qesh)

– Para teje, lajmet i prezantonte një tjetër vajzë, e cila bëri një fotografi për “Playboy”-n. Për këtë arsye e hoqën nga puna?

– Ka shumë spekulime përsa i përket së vërtetës së largimit të Enki Braçes nga televizioni ynë. Ky është një vendim të cilin e ka marrë vetë Enki. Unë jam pjesë e televizionit dhe, pak a shumë, i di të gjitha. Ka disa informacione të cilat janë shumë të gabuara përsa i përket ikjes së saj nga televizioni. Enki vërtet ka pranuar ofertën e “Playboy”-t, por asaj i kanë ardhur edhe plot oferta të tjera. Vendimin për t’u larguar nga puna Enki e marrë vetë për arsye pakënaqësie në punë dhe kaq. Nuk ka lidhje me informacionet e gabuara me të cilat spekulojnë mediat.

– Po ty, ç’të thanë kur të panë për herë të parë duke dhënë lajmet në këtë mënyrë?

– Si fillim, në Shqipëri nuk është pritur mirë, sepse dihet që shqiptarët mbeten një popull pak fanatik. Në këtë pikë, nuk i justifikoj, sepse ekrani është diçka që shihet dhe, kur nuk të pëlqen, nuk ke pse e sheh. Dimë që kemi shikueshmëri shumë të madhe. Zjarr TV është televizioni shqiptar më i njohur në botë. Tanimë, njerëzit janë mësuar, e shohin dhe e pëlqejnë emisionin “360 gradë”.

– Greta, ti je kryeredaktore (shih sa mirë e thashë në shqip, falë Gretës!). Është emision i përditshëm?

– Po, patjetër, emisioni “360 gradë” është i përditshëm. Kam filluar të punoj në televizion që në moshë fare të vogël, 18 vjeçare dhe vazhdoj të punoj aty.

– Çfarë të pëlqen më shumë të bësh në televizion, të japësh lajmet, të bësh ndonjë emision mëngjesi apo ndonjë shou, që sigurisht, duhet të ekzistojë në vendin tuaj?

– Më pëlqejnë emisionet me shumë emocion, shou, ku kërcehet, këndohet e ku ka talente. E gjej veten edhe te pjesa e lajmeve kur më duhet të jem serioze. Televizioni është pasioni im.

– Nuk bëhet pak xheloz partneri yt?

– Ai nuk ekziston!

– Nuk ka mundësi të mos ekzistojë; një vajzë kaq e bukur nuk mund të mos ketë të dashur!

– Jetoj në Shqipëri dhe meshkujt shqiptarë nuk janë xhentilë. Për pasojë, preferoj që problemet e mia të vogla dhe zgjidhjet e mia t’i bëj vetë dhe të mos kem dikë tjetër që të m’i rëndojë më shumë.

– Ke shumë të drejtë, nuk mund të bësh karrierë me burrat. Burrat janë xhelozë, ankohen… më mirë pa ta!

– Është e vërtetë.

– Do të vije të punoje në Greqi?

– Duke krahasuar mundësitë që të jep Shqipëria për të pasur sukses dhe për t’u bërë dikushi… Në Greqi investimet janë shumë të mëdha. Jam e sigurt se kujtdo shqiptari, po t’i jepej mundësia për të punuar jashtë vendit me të ardhura më të mira dhe karrierë më të mirë, do ta pranonte. Askush që është në marrëdhënie pune nuk bën një kontratë të përjetshme, kështu që, nuk e di… Po të punoja këtu, do të mësoja shumë shpejt, do të përshtatesha shumë shpejt dhe kam përshtypjen se do të realizoja një shou të madh, shumë të bukur, si ata që më pëlqejnë mua; të shpërthej në skenë.

– Meqë e ke mbiemrin Hoxha, tani ke një rast të mirë të vish në Greqi, pasi ne kemi në krye njërin që ngjan me Hoxhën tuaj dikur. E ke parë ndonjëherë Aleksis Ciprën? Si të duket?

– Patjetër që po. Është politikan i zoti dhe mbi të gjitha, mashkull simpatik.

– Me një fjalë, të duket i bukur?

– Po, është mashkull simpatik.

– I ndërrojmë më mirë?

– Joooo.

– Hë, na e bëj këtë dhuratë!

– Jo, sepse për të ka nevojë Greqia dhe kjo është diçka që nuk e vendos unë.

– (me keqardhje) Nuk e marrin me asnjë lloj kushti…

– Po t’ia bënit atij (Ciprës) ftesën, mendoni se do të pranonte?

– Po t’i bënit ftesë mendoj se po, sepse ai do të ndryshojë gjithë Evropën, edhe Shqipërinë dhe gjithë botën mbarë.

– Kështu mendoni ju? Nuk e di, mbetet për t’u parë.

– Këtë e ka thënë vetë ai… Greta, të falënderoj shumë që erdhe nga Shqipëria. Greta erdhi në mëngjes dhe do të ikë pasdite, se ka punë…

– Ishte një kënaqësi e madhe për mua. Do të doja t’ju falënderoja shumë juve, gjithë stafin e madh që keni këtu dhe ideatorin, përsa i përket pranisë sime këtu. Nuk mendoj se kjo është hera e parë dhe e fundit. Unë ju vlerësoj shumë dhe shpresoj të kemi bashkëpunime të tjera të suksesshme. Ju uroj shumë sukses edhe juve.

– Ne të falënderojmë shumë dhe të urojmë vazhdim të mbarë në karrierën tënde dhe, nëse e mendon seriozisht të vish në Greqi, këtu jemi. Do të flasim 10 minuta këtu në shqip dhe mendoj se do të rritet edhe shikueshmëria!

 

Marrë nga televizioni grek ANT 1.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lika: Unë dhe merkatoja e janarit...

Next Post

Si ta lehtësosh kollën?

Advertisement