Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çudia e mozaikut romak

 

Në një mozaik të lashtë romak, të shfaqet përpara një ananas. Këtu nuk do të kishte asgjë të çuditshme, po të mos e dinim se ky frut i shijshëm ka arritur në Evropë pas zbulimit të Amerikës.

Nëse do të shëtisësh nëpër muzeun e Pallatit Massimo, në Termet e Romës, mund të bësh një zbulim të çuditshëm. Në dyshemenë me mozaikë të katit të tretë, në galerinë e dedikuar afreskeve, mozaikëve dhe zbukurimeve të ndryshme, vihet re diçka shumë e veçantë. Në një mozaik që i përket fillimit të shekullit I të erës sonë, paraqitet një shportë me fruta që fsheh një mister të vërtetë. Në të, paraqiten, duke filluar nga e majta, disa fiq, ftonj, një vesh rrushi i zi, disa shegë dhe një ushqim i çuditshëm: Një ananas. Prania e këtij fruti të lë pa fjalë, sepse bima e Ananas sativusit, e familjes Bromeliacee, ka arritur në kontinentin e vjetër vetëm pas udhëtimeve të Kristofor Kolombit. Pra, para zbulimit të Amerikës, perëndimorët nuk mund ta njihnin këtë frut tropikal. Në fakt, historia e artit është e pasur me enigma e çudira dhe ky ananas nuk është rasti i vetëm. Një nga rastet më sugjestionuese është ai i astronautit të gdhendur në një katedrale të viteve ‘700, që pastaj iu atribua një restaurimi të mëvonshëm.

Advertisement

Muzeu kombëtar romak është një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të Romës, që përmban koleksione që i përkasin historisë dhe kulturës së qytetit në epokën e lashtësisë. Muzeu gjendet në mjediset e kuvendit të ndërtuar në vitet ‘500, në zonën termale të Dioklezianos. Pas zbulimit të frutit tropikal, vizitat në muze janë shtuar, sepse turistët duan të shohin me sytë e tyre ekzistencën e këtij fruti të pamundur. Në realitet nuk është hera e parë që shfaqet një figurë e ngjashme me ananasin në një vepër romake. Në një afresk të gjetur në shtëpinë e një të riu në Pompei, tregohet një ananas dhe një statujëz romake; në një tjetër, i ruajtur në Gjenevë, shfaqet një fëmijë që mban nga gjethet një ananas. Është e pamundur të flitet vetëm për rastësi, edhe pse nuk dihet se si është e mundur që romakët e shekullit I të e.s, të njihnin ananasin.

Misteri i ananasit është një rebus i vërtetë, që u ka hapur rrugë shumë hipotezave. Mendohet për mundësinë e shkëmbimeve tregtare përtej oqeanit, ose importimin nga Afrika perëndimore, ku kultivohet ananasi. Një hipotezë më e mundshme është se artisti që ka realizuar mozaikun, në fakt ka dashur të tregojë një boçe pishe dhe kur e ka zbukuruar me një tufë gjethesh, ka marrë rezultatin e mësipërm. Një mundësi tjetër është që mozaiku të jetë restauruar krejtësisht (gjë që ka sjellë praninë e çuditshme të këtij fruti) nga ana e një artisti shumë krijues dhe që s’merrte vesh nga historia. Cilidoqoftë shpjegimi, imazhi i ananasit në një mozaik të Romës së lashtë mbetet i mbështjellë me një vel misteri.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Avokat Alban Duraj: Projektligji i ri për sigurimet shoqërore po na falimenton!

Next Post

Maskë kundër rënies së flokëve

Advertisement