Vasundra futet në shtëpinë që ka marrë flakë, për të shpëtuar Ranvirin, ndërkohë që ky i fundit arrin të dalë jashtë. Kur del aty, ai shikon shoferin e familjes dhe e kupton se Vasundra është brenda në shtëpi, por ai, i plagosur siç është, nuk mund të bëjë asgjë. Sadna, që e shikon skenën, futet në shtëpi për të shpëtuar Vasundrën, por mbetet vetë brenda dhe Aleku futet mes flakëve për ta shpëtuar. Sadna dërgohet menjëherë në spital. Anandi zemërohet me Indraxhitin.

Ranviri lajmëron Prakashin për gjendjen në të cilën ndodhet Sadna. Malti i tregon Vinetit për bisedën që ka bërë me Avnin, ndërsa kjo e fundit është e tensionuar për shkak të kthesës që kanë marrë ngjarjet krejt papritur. Koshali dëshpërohet kur mëson për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Sadna dhe zemërohet me Vasundrën pasi edhe këtë herë, ajo ishte shkak i fatkeqësisë së së bijës…

 

 

Shënim: Çdo të shtunë do të lexoni në gazetën “Intervista” që shitet në të gjithë Shqipërinë dhe në Greqi, vijimin e telenovelës “Bidaai” dhe të disa telenovelave të tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *