Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A më dobëson “kërcimi i kangurit”?

 

– Kam dëgjuar se në Shqipëri ka hyrë dhe një sport tjetër për ne femrat, quhet “kërcimi i kangurit” (kangoo jumps). Shoqet më kanë thënë se është shumë i mirë për dobësim. A është e vërtetë dhe çfarë i bën fizikut tonë ky lloj kërcimi? A thua do të më dobësojë mua që jam pak mbipeshë? Xhina.

Mario, instruktor:  – E nderuar Xhina, kërcimi i kangurit është një sport aerobik i cili realizohet nëpërmjet këpucëve të posaçme. Ideja e këtij kërcimi është të hidhesh, ashtu si kanguri. Ai ka më shumë se një vit që është futur edhe në Shqipëri dhe po shpërndahet në shumë palestra. Një nga arsyet se pse u shpikën këto këpucë, ishte rikuperimi sa më i shpejtë i atletëve dhe sportistëve që kishin dëmtuar artikulacionet apo tendinat. Më pas u pa që ky sport ndikonte shumë pozitivisht edhe në djegien e kalorive të tepërta. Kërcimi djeg 25-50 % kalori më shumë sesa ushtrimet e tjera tradicionale, sepse duke kërcyer aerobi me këpucë të rënda si ato të kangurit, kaloritë digjen më shpejt. Nëpërmjet këtij sporti rritet më shpejt edhe masa muskulare dhe nxitet më shumë tonifikimi i trupit. Ky sport përmirëson raportin muskuj-yndyrë, rrit kapacitetin e frymëmarrjes, ndihmon në qarkullim e oksigjenit në inde dhe ngadalëson procesin e plakjes. Sigurisht, ai ndikon shumë edhe në forcimin e kockave, rrit endorfinën në trup, redukton depresionin dhe stresin, stimulon sistemin limfatik, rrit aktivitetin funksional të palcës së kockave, nxit riparimin e indeve, parandalon problemet kardiovaskulare dhe të tjera shëndetësore. Ai e ndihmon organizmin që të nxjerrë jashtë toksinat dhe minimizon numrin e ftohjeve, alergjive dhe çrregullimet e tretjes. Pra, siç e shikoni, ushtrimi i këtij sporti, sado që duket i vështirë në fillim, ndihmon në përmirësimin e gjithë fizikut dhe shëndetit tonë. Gjithmonë nëse ju e filloni këtë sport, duhet që në orët e para të jeni nën mbikqyrjen e instruktorit, sepse këpucët janë të rënda dhe kur kërceni, duhet të keni kujdes kyçet sepse mund t’i dëmtoni shumë lehtë nëse nuk kërceni me teknikë. Si në çdo sport, edhe këtu duhet teknikë dhe ekzekutim i saktë i ushtrimeve, që të keni efektet pozitive që ju dëshironi. Sigurisht, është një sport që ju dobëson shumë shpejt nëse e ndiqni rregullisht dhe në mënyrë të saktë.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Zgjidheni kapelën sipas flokëve që keni

Advertisement