Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A më dëmton e ngrëna në atë orar?

 

– Përshëndetje, i nderuar instruktor. Jam Albani, 41 vjeç. Dua të bëj 10-15 pompa në  mëngjes, por a më dëmton kjo gjë nëse ha mëngjes pas 15-20 minutash? Për shembull, i filloj ushtrimet në orën 06.40 dhe ha në orën 07.05 minuta, sepse në orën 07.30 duhet të shkoj në punë.

Mario, instruktor:  – I nderuar Alban, ju bëni shumë mirë që mendoni të stërviteni dhe një sekuencë kohore shumë të shkurtër, por do ishte mirë të gjeni një orar tjetër më të përshtatshëm, pas pune për shembull, që t’i bëni ushtrimet me nge dhe më pas të ushqeheni sipas rregullave të stërvitjes. Përgjithësisht, koha e të ngrënit është 1 orë e gjysëm ose dy orë pas stërvitjes sepse muskujve u duhet një periudhë kohore prej dy orësh ose një ore e gjysëm për t’u rikuperuar.

Advertisement

Përderisa ju bëni vetëm 15 pompa, që nuk janë një stërvitje shumë e rëndë, mund të konsumoni diçka në orën që ju më përshkruani në letër, por kini parasysh gjithmonë që të jetë një ushqim jo shumë i rëndë, si për mëngjes, i lehtë dhe i shëndetshëm. Ai nuk ju dëmton, thjeshtë mund të keni ndjesinë e rëndimit në stomak, ose djegie dhe rrezikoni të shtoni më shpejt në peshë. Nëse nuk e keni problem shtimin në peshë, nuk është problem, në rast të kundërt, duhet të bëni kujdes. Nëse nuk rrini dot pa ngrënë direkt pas stërvitjes, do t’ju sugjeroja të konsumoni ndonjë frut, përgjithësisht, ato me përmbajtje fibrash, një gjysëm bananeje dhe pak rrush.

Gjithsesi, unë do t’ju sugjeroja që të gjeni një orar më të zgjatur për t’i bërë ushtrimet pa i ushtruar vetes presion psikologjik sepse po ju ikën koha për të ngrënë apo se më pas duhet të vraponi për në punë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

Më falni nëse do t’ju shkaktoj dhimbje!

Advertisement