– Përshëndetje, jam Aida dhe interesohem të vazhdoj studimet në Itali. Kam dhënë provimin e njohjes së gjuhës në muajin nëntor, por kam marrë vetëm pjesën e provimit me shkrim. A përbën kjo problem dhe, në qoftë se po, kur mund ta jap provimin? Apo ka ndonjë alternativë tjetër që mund ta shmang këtë provim dhe ta jap kur të shkoj në Itali?
Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – Përshëndetje Aida! Më vjen keq që nuk e ke marrë provimin tani në nëntor, por mos u dekurajo, pasi ke edhe dy mundësi të tjera për ta ripërsëritur këtë provim dhe janë përpara, muaji mars dhe qershori. Ama këtë herë duhet të keni vemendjen pasi provimin duhet ta merrni patjetër në njërën nga këto dy raste. Është kusht i domosdoshëm kapërcimi me sukses i këtij provimi sepse Ambasada Italiane e kërkon Certifikaten e njohjes së gjuhës Italiane Celi 3 që në fazën e parë të aplikimeve.
– Në rast se nuk e merr pjesën me shkrim apo provimin në total, të digjet mundësia e aplikimit për këtë vit akademik 2016-2017. Ju mund të lexoni në faqen zyrtare të vetë universitetit të cilit do t’i drejtoheni për studimet që mund të jepet provimi me datën 3 shtator në Itali. Kjo nuk është e vlefshme më, pasi tashmë këtë certifikatë e kërkon Ambasada, për të qenë të bindur që ju e keni superuar tashmë këtë kriter dhe jeni plotësisht në gjendje të përballoni studimet në gjuhën italiane.