Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

LETER E HAPUR E PUNETOREVE TE RAFINERISE BALLSH

RAFINERIA BALLSH
Ballsh,me 10.12.2015

xhoen 1 xhoen 2

 

Advertisement

 

 

 

 

LETER E HAPUR

– Presidentit te Republikes se Shqiperise
Z. Bujar Nishani
– Kryeministrit te Shqiperise
Z. Edi Rama
– Kryetarit te Parlamentit Shqiperise
Z. Ilir Meta
– Ministrit te Energjitikes
Z. Damian Gjiknuri
– Presidentit te Azerbaxhanit
Z. E.Aliev
– Kryetarit te PDSH
Z. Lulzim Basha
– Te gjitha Mediave
– Avokatit te Popullit
Z. Igli Totozani
– Prefektit Qarkut Fier
– Kryetarit Bashkise Ballsh

Me ane te kesaj letre, ju bejme me dije mbi situaten ne te cilen aktualisht ndodhet Rafineria Ballsh ,aset i Kompanise ARMO Sh.a Tirane.

1- Per nje periudhe 7-mujore kjo Rafineri qendron e ndalur .
2- Per nje periudhe 5-mujore punonjesit e kesaj Rafinerie nuk kane marre pagat
3- Deri me sot kemi shpresuar se nga Drejtuesit e Shoqerise ARMO ,kjo Rafineri do te vihej ne pune ,por jo vetem qe nuk eshte vene ne pune , por nga pronari i ARMO-s nuk kemi patur asnje kontakt .
Jemi mundur te kontaktojme dhe te kuptojme se kush e udheheq drejtimin e kesaj Kompanie dhe se kush eshte pronari i vertet sot . Kjo per faktin se per nje periudhe 7-mujore asnjehere nuk na eshte dhene shpjegim.
4- Po keshtu ju bejme me dije se ne daten 09.12.2015 rreth ores 11.00 kesaj Rafinerie i eshte nderprere energjia elektrike nga OST.
Panvarsisht nga e drejta e tyre per nderprerjen e energjise si pasoje e mos shlyerjes se detyrimeve te Kompanise ARMO ndaj OST ,nderprerja e kesaj energjie sjelle nje sere problemesh per Rafinerine, si me poshte:

a- Nxjerrin jashte funksionit te gjithe sistemin zjarrfikes, i cili mund te sjelle pasoja te pa llogariteshme per asetet e Rafinerise ,pasi ne depozitat e saj aktualisht ka gjendje karburanti.
Mjafton tju kujtojme se ne depozitat e Rafinerise Ballsh nga ana e Shoqerise Albpetrol per llogari te saj jane depozituar rreth 30 000 ton naft brut .
b- Rrezikohet seriozisht jeta e punonjesve dezhurn ne rast te ndonje zjarri te mundshem apo dhe nga keqberes qe mund te tentojne te vjedhin asete te kesaj Rafinerie.
c- Mungesa e energjise do te sjelle demtim ,vjedhje apo shkaterim te aseteve te kesaj Rafinerie.
d- Mungesa e energjise gjithashtu do te sjelle detyrimisht mungesen e mirembajtjes se katalizatoreve me azot ne repartet katalitik, te cilat kane nje kosto shume te larte monetare.
e- Mungesa e energjise ka nxjerre jashte funksionit gjithe sistemin e monitorimit me kamera nga Shoqeria e Ruajtjes dhe Sigurise se Rafinerise, duke bere te pa mundur ruajtjen e asteve te Rafinerise saj nga kjo Shoqeri Sigurimi.

5- Ne dijenine tone shume asete te kesaj Rafinerie jane kolateral ne banka te ndryshme dhe per kete arsye kerkojme te behet nje trasparence e plote dhe te dalin pergjegjesit .
6- Po keshtu Shteti vazhdon te kete 15% te aksioneve te Kompanise ARMO , por deri me sot , qe nga koha e privatizimit asnjehere nuk e kemi pare prezencen e tij .
7- Stafi Inxhiniero-teknik dhe punonjesit e kesaj Rafinerie, me gjithe veshtiresite dhe gjendjen teknike te amortizuar ka mundur te beje sjelljen ne parametrat optimal teknik dhe teknologjik ne kete Rafineri.
Mjafton tju kujtojme qe aktualisht ne prodhojme gazoil ne standartet europiane me vlere 3-5 p.pm te permbajtjes se squfurit si dhe venein ne funksion te plote te Impiantit te prodhimit te bitumit me parametrat me te mire nderkombetar.
8- Qendrimi per nje kohe 7-mujore pa pune , si dhe mos pagesa e pagave ka sjelle probleme te medhaja sociale jo vetem per 1000 punetoret e Rafinerise dhe familjeve te tyre ,por ajo eshte ndjere dhe nga shume biznese te krahines Mallakaster dhe qytetet si Fieri dhe Patosi , qe e kane lidhur jeten direkt me te ardhurat e mara nga kjo Rafineri.
9- Ju veme ne dijeni se qe nga fillimi muajit Gusht 2015 ,punonjesit e kesaj Rafinerie jane ne GREV, duke kerkuar fillimin e punes dhe marrjen e pagave , por deri tani nga drejtuesit e ARMO-s nuk eshte kthyer asnje lloje pergjigje dhe kjo GREVE mund te pershkallzohet ne situata te pa parashikueshme .
10-Uzina e Perpunimit Naftes Fier , e cila eshte aset e Shoqerise ARMO ka nje kontrate qeraje me nje operatore te trete.
Aktualisht eshte ne pune dhe gjeneron te ardhura per kete kompani .
Ne funksionin e kesaj Kompanie ,kur Rafineria e Ballshit ka punuar dhe ajo e Fierit nuk ka punuar , punonjesit e gjithe Kompanise ARMO jane paguar.
Kerkojme nga kjo kompani qe nga fitimet qe nxjerre nga UPN e Fierit te paguaj dhe punonjesit e Rafinerise Ballsh.
11-Mendojme se Rafineria e Ballshit eshte nje aset strategjik dhe shume i rendesishem per ekonomine e vendit ,pasi eshte e vetmja Rafineri ne vendin tone e afte per te rafinuar nafte bruto , e cila nxiret nga vendburimet tona .
12-Aktualisht kjo Rafineri ne saje te punimeve rimontuese dhe investimeve ne teknologji eshte e afte te trajtoje deri ne 800 000 Ton nafte brut ne vit Panvarsisht se punonjesit e rafinerise per nje periudhe 5-mujore nuk jane paguar ata vazhdojne te punojne per furnizimin me energji elektrike te Jugut te Shqiperise si dhe furnizimin me uje te pishem te komunitetit Mallakaster nga N/stacioni elektrik 35/6 kv i instaluar ne Pocem .

Per sa me siper,kerkojme ne menyre te menjehereshme angazhimin e te gjitha strukturave dhe instancave shteterore per zgjidhjen perfundimtare te problemeve ne te cilat ndodhet aktualisht Kompania ARMO Sh.a, pasi situate mund te precipitoje ne pasoja te pa riparueshme

Kesaj letre i bashkangjitet nje liste me te gjitha firmat e personelit Inxhiniero- teknik te Rafineris Ballsh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

TREMBËDHJETË BILBILENJTË! Nga Fadil Shyti

Next Post

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan Kristo

Advertisement