Dieta ideale për Bricjapin
Kur bëhet fjalë për të arritur një qëllim, cilido qoftë ai, Bricjapi është nxënësi më i mirë i zodiakut. Ju jeni punëtorë e të vendosur dhe dini të mbani dietë kur keni nevojë. Në fund të fundit, kjo nuk ka shumë rëndësi për ju, ngaqë jeni shenjë toke. Ju hani për t’u ushqyer dhe i kushtoni pak kënaqësi dhe kohë ushqimit. Megjithatë, kjo mund t’ju dëmtojë, sepse keni tendencë shpesh të ushqeheni keq, megjithëse kjo nuk ju shton në peshë. Mënyra juaj e të ushqyerit nuk është gjithmonë e ekuilibruar; kjo mund të dëmtojë formën tuaj të përgjithshme dhe të veprojë negativisht te stresi. Pra, ju duhet të riekuilibroni mënyrën tuaj të të ushqyerit.
Këshilla jonë: Zgjidhni produktet e duhura dhe ndiqni një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme, të shumëllojshme dhe të ekuilibruar. Evitoni yndyrnat që gjenden tek ëmbëlsirat, sallamërat, djathi dhe mishi. Zgjidhni mishin e bardhë dhe pa dhjamë, si edhe drithërat integrale. Bëni edhe pak sport, por pa e tepruar. Ju mund të zgjidhni sporte si pilates dhe joga. Gjithashtu, relaksohuni me masazhe ose shëtitje të gjata, vetëm, ose me miqtë. Tek ata do të gjeni shpesh ngushëllim.
( Na ndiqni per shenjat e tjera ketu ose ne gazeten Intervista. (Gazetën “Intervista”, të plotë, mund ta blini online, që ditën e daljes në treg, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista, ndersa në Greqi, në kioskat ku shitet shtypi i huaj. Nëse nuk e gjeni në kiosken pranë jush, na dërgoni një sms në 6938691274)