Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

8 gënjeshtra që duhet t’i evitoni në fillim të lidhjes

Nuk është mirë të gënjesh. Amerikanët thonë se ka disa «gënjeshtra të bardha» që bëhen për të mos e lënduar tjetrin, që janë të vogla dhe të padëmshme, por ka edhe të tjera që mund ta shkatërrojnë çiftin tuaj. Ja, cilat janë ato:

 

  1. Të simulosh orgazmën

Sinqerisht, për çfarë shërben një orgazmë fallco, përveç atyre 5 minutave që e bëjnë tjetrin të besojë se gjithçka shkon mirë? Ju do të ndjeheni si në kurth në një lidhje seksuale deprimuese dhe kundrimi ëndërrues i tavanit do të behët pjesë e rutinës suaj të trishtuar, të përditshme. Tregohuni e guximshme dhe përballojeni këtë problem, për të cilin është ai përgjegjës. Ka ardhur koha që situata të ndryshojë dhe që “po”-të tuaja të jenë vërtet “po”. Nuk ia vlen të sakrifikoni kënaqësinë tuaj për egon e tij.

Advertisement

 

  1. Të gënjesh për t’i ngjallur tjetrit mëshirë

Ju keni kujtuar se do të tërhiqnit vëmendjen e tij duke pretenduar se ju ka vdekur babai në fëmijëri, ose se keni qenë e pranishme në vrasjen e filan kushëriri. Mbase në fillim ai do t’ju besojë, sepse nuk ju njeh, por sapo të marrë informacionet e para, do t’ia mbathë nga sytë këmbët. Kështu, pra, përpiquni të gënjeni vetëm për gjëra të padëmshme…

 

  1. Të silleni sikur jeni mbretëresha e natës

Për fat të keq, ju nuk njihni asnjë nga pabet më në modë të momentit, por nuk ka rëndësi; kështu do ta joshni më shumë një djalë shtëpiak si ju, ose një dj të penduar, sesa një që bredh nga pabi në pab dhe nga festa në festë. Pranojeni veten ashtu siç jeni; kjo është më shik sesa të gënjesh.

 

  1. Të gënjesh për paratë

Është meskine të silleni sikur jeni më e varfër, apo më e pasur sesa jeni në të vërtetë. Ose ju doni që ai t’ju paguajë kafenë dhe luani rolin e Kozetës, ose ju pëlqen t’ju duan për kafenë që paguani, në rolin e Krezusit (mbret legjendar grek, shumë i pasur). Këshilla jonë: Ndërpriteni kafeinën dhe fitoni pak më shumë besim në vetvete, pavarësisht nëse fitoni pak, apo jo.

 

  1. Të gënjeni mbi fizikun tuaj

Ju mund të gënjeni ndonjë djalë nëpërmjet internetit, por për fat të keq, shumë shpejt duhet të përballeni me realitetin: 15 kg më shumë dhe 10 cm më pak. Atëherë, sa më shpejt ta bëni, aq më mirë është. Dhe nëse ai nuk ju pëlqen ashtu si jeni, ka plot të tjerë që i pëlqejnë gratë e mbushura, edhe pa filtrin e Instagramit.

 

  1. Të abuzoni me «gënjeshtrat e bardha»

Në fillim duket diçka e padëmshme të thuash se të dhemb koka që të mos shkosh të bësh pazarin, të bësh sikur ke shumë punë për të mos shkuar në një drekë të mërzitshme te prindërit e tij, të betohesh se këmisha e fundit që ka blerë i shkon shumë, për të mos e lënduar. Megjithatë, me kalimin e kohës, nuk do të dukeni më si gënjeshtare e thjeshtë, por si një nga ato që gënjejnë sistematikisht dhe me qëllim, bile dhe egoiste. Tani, zgjidhni vetë…

 

  1. Të gënjesh duke mos thënë diçka

“Si, nuk të kam thënë se do të pija kafe me ish-in?”. Kjo frazë, me kalimin e kohës, e lodh tjetrin. Dijeni se të mos tregosh, përsëri gënjeshtër është. Atëherë, do të ishte mirë të kishit pak guxim dhe të komunikoni më shumë me partnerin. Dhe mjaft u justifikuat tre muaj më vonë për një takim që nuk kishte asnjë lloj interesi, sepse kështu do të zgjoni dyshimet e tij.

 

  1. Të gënjesh mbi numrin e partnerëve

Kjo është shaka: Duhet të gënjeni gjithmonë mbi numrin e partnerëve (përveçse nëse është nën 5, sepse në këtë rast, do të ishte i pranueshëm). Megjithëse në fillim partneri juaj do të betohet se nuk do t’jua mbajë vath në vesh, shpejt kjo mund të kthehet në një burim të pashterur qortimesh. Bëni pra zbritjet e duhura: Hiqni gjysmën e gjysmës. Nga 50 të dashur, bëhen 38, 30, bëhen 23… dhe kështu, të gjithë do të ndjehen më të lehtësuar. Ose zgjidhni një numër të besueshëm, tip 7 dhe përdoreni, pa e ndryshuar gjithë jetën!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

DJ Edmond: Të jetosh si një DJ...

Advertisement