Pika G, orgazma vaginale, klitoridiane… kënaqësia femërore ka ngjallur debate të shumta. Në studimet e fundit, flitet më shumë për «zonën G» sesa për «pikën G». Çfarë thonë ato?

Orgazmë klitoridiane apo vaginale?
Klitorisi, kjo pjesë e trupit të femrës, megjithëse është zbuluar në vitin 1559 nga mjeku italian Mateo Realdo Kolombo, është injoruar për shumë shekuj. Duhej pritur viti 1998, që një përshkrim i saktë i anatomisë së tij të publikohej nga Helen O’Konell, urologe në Spitalin Mbretëror të Melburnit, Australi dhe viti 2005, që të bëhet skaneri i parë i organit në ereksion.
Duke filluar nga viti 2008, gjinekologia-obestetër, Odilë Byison dhe kolegu i saj, Pier Foldes, që «riparojnë» gratë që kanë pësuar eksizim (prerje të klitorisit), zhvillojnë kërkime në lidhje me mekanizmat e kënaqësisë femërore. Ja, si shprehen ata: “Nuk ekziston orgazma klitoridiane dhe vaginale, që të dyja janë të lidhura dhe klitorisi zë një vend qendror në kënaqësinë e gruas”.
Orgazma femërore, pika kulminante e eksitimit seksual, që vjen si pasojë e stimulimit të një apo shumë zonave erogjene, shfaqet me anë të kontraksioneve muskulare të zonës së poshtme të legenit, me kohëzgjatje dhe shpeshtësi të ndryshueshme. Ndërsa në tru ajo vepron në sistemin limbik (përgjegjës për nuhatjen, kujtesën dhe rregullimin e emocioneve) dhe sistemin e trurit të lidhur me kënaqësinë.
«Kënaqësia femërore është prezantuar gjithmonë më e pasur se ajo mashkullore». Ende tabu, kënaqësia klitoridiane përbën një burim bllokimi apo shqetësimi te disa gra. Leonora, 32 vjeçe, e martuar që prej 14 vjetësh, rrëfen: «E kam arritur gjithmonë orgazmën duke u masturbuar, por ndjeja gjithashtu edhe kënaqësi gjatë penetrimit. Një ditë diskutova me një shoqe, e cila më tha se isha klitoridiane. Kjo më shqetësoi, sepse më dukej e ndërlikuar të dalloje qartë këto dy tipe kënaqësish. Për disa kohë, mendova se isha gabuar dhe nuk e kisha provuar orgazmën e vërtetë».
Një gazetare televizive, specialiste në këtë fushë, thotë se «kënaqësia femërore është paraqitur si më e pasur se ajo mashkullore (orgazma të shumëfishta, gra-shatërvan), por e zbutur nga fakti që është e vështirë të arrihet. Disa thonë bile se gratë janë të ndërlikuara dhe kanë nevojë të jenë të dashuruara për të arritur orgazmën. Ideja e një pike G, që e bën kënaqësinë femërore po aq mekanike sa ajo mashkulore, u fut frikën këtyre të fundit».

Miti i pikës G
Termi i pikës G, që është përdorur për herë të parë në vitin 1981, nga kërkuesi amerikan, Frank Adiego, i referohet punës pioniere të shkencëtarit gjerman, Ernst Grafenberg në vitet ‘50 dhe përcakton një zonë të vaginës, e cila, nëse stimulohet, sjell orgazmën. Në vitin 2012, amerikani Adam Ostrencki, i Institutit të Gjinekologjisë Shën Petersburg, në Florida, zbuloi një kavitet të vogël afër hyrjes së uretrës. Pa dyshim, është pika e famshme G. Këshillat për gjetjen e saj mbushin kolonat e revistave për gra, si kur janë vetëm, ashtu edhe me partnerin, duke treguar edhe pozicionet e seksit që favorizojnë më shumë eksitimin e saj. Sipas disa specialistëve, ky kërkim i saj i shfenuar i bën gratë të ndjehen fajtore. Disa prej tyre lexojnë aq shumë artikuj mbi këtë subjekt, sa ndjehen të shqetësuara apo anormale që ende nuk e kanë gjetur të tyren.

Zona apo pika G?
Verën e shkuar, studiues italianë të universitetit Tor Vergata në Romë, zbulojnë ekzistencën e një zone më të gjerë të quajtur «kompleksi CUV» (klitorisi, uretra, vagina) që është përgjegjëse për orgazmën. Edhe disa specialistë i janë bashkangjitur kësaj teze dhe shpjegojnë aftësitë erogjene të kësaj zone nga prania e mbeturinave prostatike. Kur formohet embrioni, themele anatomike të ngjashme zhvillohen si te vajza, ashtu edhe te djali. Pas stadit të diferencimit seksual, mbeturina të prostatës mund të mbeten mes pareteve vaginale dhe uretrës. Në moshë të rritur, kjo zonë e përbërë nga këto mbetje, mund të jetë më e ndjeshme te disa gra. Pra, misteri u zgjidh… të paktën deri në studimet e ardhshme mbi këtë subjekt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *