Keni formë trupi të rrumbullakët, drejtkëndëshe, piramidë, klesidër? Specialistët i klasifikojnë gratë në 6 forma të ndryshme trupi. Bëni testin tonë për të mësuar se ç’lloj trupi keni ju dhe për të gjetur më në fund rrobat që jua tregojnë atë më bukur.

1. Në përgjithësi, ju do të thoshit se silueta juaj është:
a. E rrumbullakët dhe harmonioze.
b. E hollë dhe e gjatë
c. Me muskuj
d. Pjesa e poshtme e trupit është më e gjerë se e sipërmja.
e. Pjesa e poshtme e trupit është më e ngushtë se e sipërmja.
f. E ekuilibruar

2. Supet tuaja janë:
a. Të rrumbullakëta
b. Në një gjerësi me legenin dhe belin.
c. Të rrumbullakëta dhe, ndoshta edhe pak të rëna.
d. Të ngushta, me bust të imët.
e. Të gjera dhe katrore
f. Katrore

3. Ijet tuaja janë:
a. Shumë të rrumbullakëta
b. Nuk bien shumë në sy
c. Në përgjithësi, të gjera sa supet
d. Më të gjera se supet
e. Të ngushta
f. Të rrumbullakëta

4. Barku juaj është:
a. I dukshëm
b. I sheshtë
c. Pak a shumë, që bie në sy
d. Pak a shumë, i sheshtë
e. Muskuloz
f. Jo shumë i kërcyer, po jo edhe fare i sheshtë

5. Gjoksi juaj është:
a. I madh
b. I vogël
c. Mesatar
d. Pak a shumë i vogël
e. Normal
f. Shumë i madh

6. Beli juaj është:
a. Pak bie në sy
b. I hollë
c. Që bie në sy
d. Shumë më i hollë se ijet
e. Inekzistent
f. Bie shumë në sy

7. Të prapmet tuaja janë:
a. Të kërcyera
b. Të sheshta
c. Normale
d. Të mëdha
c. Muskuloze
e. Pak a shumë të mëdha

8. Kur shëndosheni, ku keni tendencë ta merrni më shumë shëndetin?
a. Në bark
b. Pak a shumë gjithandej
c. Në krahë dhe ije
d. Në ije dhe kofshë
e. Në pjesën e sipërme të trupit
f. Në bark, ije dhe kofshë

9. Këmbët tuaja janë:
a. Të shkurtra, por të ekuilibruara
b. Të holla dhe të gjata
c. Mesatare
d. Pak të trasha
e. Me muskuj
f. Me forma

Rezultatet:
Nëse keni më shumë a. Ju keni një formë trupi të rrumbullakët
E harmonishme, ky është epiteti që i përshtatet më shumë siluetës suaj. Rrumbullakësitë tuaja janë të shpërndara njëlloj në të gjithë trupin. Në shumicën e rasteve ju keni bark e të pasme të kërcyera dhe supe të rrumbullakosura, ndërsa beli nuk bie shumë në sy.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Liv Tajler

Nëse keni më shumë përgjigje b. Ju keni formë drejtkëndëshe
Në përgjithësi, silueta juaj është e hollë dhe elegante. Keni gjoks të vogël. Supet, beli dhe ijet kanë të njëjtën gjerësi e mund të themi se ata ndjekin të njëjtën linjë. Të pasmet tuaja mund të jenë të sheshta, domethënë, rrallë janë të kërcyera.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Paris Hilton. Pavarësisht nëse e vlerësojmë apo jo bionden kaliforniane, nuk mund të themi gjë për trupin e saj!

Nëse keni më shumë c. Trupi juaj ka formë tete
Ju keni gjoks mesatar, ije të dukshme, supe të rrumbullakosura dhe bel pak a shumë të hollë. Specialistët e klasifikojnë këtë formë trupit në “formë tete”. Pavarësisht nëse jeni e hollë, ose e mbushur, format tuaja janë të harmonishme dhe pesha juaj, është e shpërndarë në mënyrë të përpjestuar në gjithë siluetën tuaj.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Monika Beluçi. Jo keq, apo jo?

Nëse keni më shumë d. Trupi juaj është në formë piramide
Ju bëni pjesë te femrat që kanë formë trupi si piramidë, apo trekëndësh (është quajtur edhe dardhë), një formë nga më të përhapurat te gratë. Supet tuaja janë të ngushta. Ashtu si te trekëndëshi, edhe trupi juaj vjen duke u zgjeruar poshtë. Shpesh ju keni të pasme të mëdha dhe ije të gjera, gjoks të vogël, por bark pak a shumë të sheshtë.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Xhenifer Lopez, seks-bomba latine! Ose Alishia Kis.

Nëse keni më shumë e. Trupi juaj është në formë piramide mbrapsht
Kjo lloj forme trupi është mjaft mashkullore. Supet tuaja janë të gjera dhe katrore, ndërsa ijet, të ngushta. Silueta juaj shpesh është tonike dhe muskuloze. Shumica e sportisteve kanë këtë formë trupi.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Pink, apo princesha Stefani e Monakos.

Nëse keni më shumë f. Trupi juaj ka formë klesidre
Ju do t’i bëni xheloze gratë e tjera, sepse, pavarësisht nga gjatësia që keni, kjo formë trupi konsiderohet si silueta e përkryer! Ju keni një siluetë të mbushur, supet tuaja janë të gjëra dhe beli, në përgjithësi, i dukshëm.
VIP-i me të cilin mund të krahasoheni: Keli Rouland, e Destiny’s Child, ose Zhizelë Bundshen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *