– Përshëndetje! Unë që po ju shkruaj jam një i ri 20 vjeçar. Kam një problem që më shqetëson shumë dhe kam nevojë për këshilla. Penisi im është i çuditshëm! Majën e penisit nuk e kam të zhveshur dhe nuk mund ta zhvesh. Kjo nuk më lejon ta shijoj aktin seksual plus që penisi im është i përthyer e i shtrembëruar. Më shqetëson shumë ky fakt, ndaj më thoni, çfarë mund të bëj?
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – Me sa po kuptoj, ju keni një patologji që quhet fimozë e që konsiston në ngushtimin e lafshës së penisit duke mos lejuar daljen e glanspenisit dhe shpërveshjen. Në këtë rast, djali që ka një gjendje të tillë, gjithmonë do të ketë probleme. Kjo lafshë që nuk shpërvishet, krijon mundësira për infeksione të shpeshta, skuqje, erë të keqe dhe sigurisht, mosarritjen e kënaqësisë së aktit seksual, si ju, ashtu dhe partnerja që do keni.
– Fimoza kurohet duke bërë cirkumcizium (synet). Kjo do të ishte mirë të bëhej që në moshë të vogël, por edhe në moshë të madhe siç jeni ju, realizimi është i domosdoshëm dhe bile jeni vonuar. Duhet ta bëni patjetër synetin. E pra, po theksoj se e vetmja zgjidhja juaj është bërja synet. Konsulta me mjekun është e domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *