– Përshëndetje kam një pyetje për dokumentët që kërkohen për të studiuar në Amerikë. Tek informacioni që kam marrë në lidhje me dokumentet që duhen, thuhet që duhen diploma e maturës dhe e shkollës së lartë. Dokumentet duhet t’i dërgoj me postë në Amerikë, por jam në dyshim për diçka: A duhen legalizuar diplomat e të gjithë familjes në Ministrinë e Jashtme apo mjafton të legalizoj diplomën time, meqë po aplikoj? Po diplomat e familjarëve duhen thjesht noterizuar apo si? Pres një përgjigje.
Konsullata e Ambasadës Amerikane: – I nderuar lexues, duhen legalizuar vetëm dokumentet e aplikantit kryesor, pra, atij që ka fituar të drejtën të shkojë në Amerikë. Dokumentet duhet t’i postoni me DHL te Konsullata Amerikane në Tiranë. Gjithsesi, nëse jeni të paqartë dhe për më shumë detaje, duke qenë se jeni një aplikues, mund të lexoni me vëmendje udhëzimet më të hollësishme, të cilat i gjeni në këtë faqe në internet: http://photos.state.gov/…/documents/instr-dv-alb.pdf.
Këtu do të gjeni informacionin e plotë mbi gjithçka që ju duhet dhe cilën rrugë duhet të zgjidhni. Faleminderit që na kontaktuat.
Advertisement