Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam shtatzënë. Çfarë ushtrimesh më sugjeroni?

 

– Jam një grua shtatzënë. Unë jam marrë gjithmonë me stërvitje dhe doja të dija nga ju: A mund të vazhdoj të shkoj në palestër, ndonëse jam shtatzënë? Çfarë ushtrimesh më sugjeroni, sepse dua të ruaj linjat? Faleminderit.

Mario instruktor: – E nderuar zonjë, mendoj se për këtë, në radhë të parë duhet të konsultoheni me mjekun që ndjek shtatzaninë tuaj, sepse ai është më profesionist në këtë fushë. Ju bëni shumë mirë që mendoni të ruani linjat edhe pse jeni shtatzënë, por nuk duhet të rrezikoni shtatzaninë duke shkuar në palestër, mendoj unë. Një ecje në natyrë do të ishte sporti më i mirë për një femër shtatzënë. Megjithatë, aktiviteti fizik gjatë shtatzanisë rrit fleksibilitetin, rezistencën dhe shëndetin kardiovaskular duke e përgatitur kështu trupin për të lindur më lehtë dhe për të mënjanuar stresin që të shkakton shtatzania. Stërvitja gjatë shtatzanisë parandalon tensionin e lartë, variçet, pagjumësinë, dhimbjet e mesit, shtimin e peshës, strijet e lëkurës etj. Pra, ka efekte pozitive edhe te rrahjet e zemrës së bebit, ama siç ju thashë edhe më sipër, ka shumë rëndësi lloji i stërvitjes.

Advertisement

Unë, edhe një herë ju sugjeroj ecje në natyrë, pilates dhe joga. Nëse bëni një jetë aktive duke ecur, ose thjesht me streçing në natyrë apo edhe në shtëpi, kjo mund të konsiderohet një stërvitje e shëndetshme dhe e parrezikshme. Ju uroj shtatzani të mbarë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

A mund t’ia heq vajzës mbiemrin e ish-bashkëshortit?

Advertisement