Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Si t’i mbroni fëmijët në rastin e një divorci?
U dashurova në pleqëri...

Si t’i mbroni fëmijët në rastin e një divorci?

 

Ndarja nga një bashkëshort/e apo partner mund të jetë një nga periudhat më sfiduese dhe më të vështirë emocionale në jetën e një njeriu. Situata është edhe më e tendosur dhe e ndërlikuar kur janë të përfshirë edhe fëmijët. Për shumicën e njerëzve, gjëja më e vështirë është të rregullojnë çështjen e kujdesit ndaj fëmijëve. Emocionet shpesh janë të ndezura dhe procedurat ligjore mund të jenë të frikshme. Sado e vështirë të jetë, është thelbësore të rregullohet çështja e kujdesit ndaj fëmijëve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mbrohen fëmijët nga problemet emocionale. Sigurisht, ky është objektivi i çdo prindi.

Pra, nga duhet filluar? Megjithëse nuk ka rregulla të përcaktuara mirë, këta pesë hapa praktikë do t’ju ndihmojnë të arrini një marrëveshje miqësore me partnerin për të vepruar gjithmonë në interes dhe në të mirë të fëmijëve.

Advertisement

 

  1. Vendosni nëse njëri nga personat do të qëndrojë në shtëpinë e vjetër familjare me fëmijët. Kjo do të ishte një zgjedhje e mirë, sepse fëmijët do të vazhdonin të jetonin në të njëjtin mjedis të qëndrueshëm ku ndjehen të sigurtë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.
  2. Nëse njëri nga prindërit do të largohet, diskutoni se sa shpesh, kur dhe si ai apo ajo do të kontaktojë me fëmijët. Kontakti i shpeshtë është i rëndësishëm, sidomos për fëmijët e vegjël. Më mirë do të ishin takime të shpeshta periodike, sesa të gjata e rrallë dhe sigurohuni që fëmijët të kenë mundësi kontakti në çdo kohë me secilin nga prindërit me telefon apo sms, që t’i kontaktojnë ata sa herë është e nevojshme.
  3. Uluni dhe bëni një plan të orareve të fëmijëve dhe orareve tuaja të punës. Qëllimi juaj është që të menaxhoni vajtjen e tyre në shkollë, si edhe nëpër aktivitetet jashtëshkollore. Kur vjen koha që do të ndaheni, ju duhet të jeni të aftë t’u siguroni fëmijëve pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet që ata zhvillojnë brenda dhe jashtë kuadrit shkollor dhe që atyre u pëlqejnë.
  4. Fëmijët, edhe në moshë të vogël, duhet të kuptojnë ndryshimin që po bëhet në familje, prandaj është mirë t’ua sqaroni situatën që në fillim. Kur keni vendosur për rolet që do të keni për çuarjen e fëmijëve në shkollë, etj, vendosni se si dhe kur t’ua komunikoni ndarjen fëmijëve. Sigurisht, bëjeni këtë me butësi dhe komunikojuni edhe të gjitha ndryshimet praktike me të cilat ata do të përballen në javët që do të vijnë. Ndarja dhe divorci zakonisht janë të vështira për fëmijët, edhe sikur ata të mos tregojnë menjëherë shenja stresi. Kështu, do të ishte mirë t’u shpjegonit atyre se çfarë duhet të presin nga kjo “jetë e re”, në mënyrë që t’i pranojnë më lehtë ndryshimet, megjithëse ju mund të mos e keni përgjigjen e të gjitha pyetjeve.
  5. Në fund, në rastin kur njëri nga ju fillon një marrëdhënie të re brenda një kohe të shkurtër nga ndarja, bëjeni prezantimin me kujdes, gradualisht dhe (idealisht) me mbështetjen e ish-partnerit tuaj. Nëse është e mundur, përpiquni që fëmijët të jenë stabilizuar mirë në rutinën e tyre të re, para se të bëni këtë prezantim. Ka gjasa që ju të përballeni me reagime negative nga ana e tyre, por duhet të punoni që ta mbani komunikimin e hapur dhe pozitiv, ndërkohë që fëmijëve tuaj u duhet kohë të mësohen me një person të ri në jetën e tyre.

Emocionet dhe tensionet mund të jenë të fuqishme në rastin e ndarjes dhe mund të jetë e vështirë të injorosh ndjenjat e këqija kundrejt ish-it tuaj. Nëse në mes janë edhe fëmijët, ata nuk kanë asnjë faj, prandaj duhen mbrojtur sa më shumë të jetë e mundur nga stresi dhe trishtimi që shkakton ndarja. Bashkëpunoni me ish-partnerin/en tuaj për të mirën e fëmijëve. Kështu, do t’u jepni atyre shanset më të mira për t’iu përshtatur gjithë ndryshimeve që ndodhin në jetën e tyre.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

U dashurova në pleqëri...

Advertisement