Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Duhet të hap llogari online për vizë turistike amerikane?

– Kam një pyetje për Konsullaten Amerikane këtu në Tiranë. Pasi plotësojmë hapin e parë, pra, formularin ds-160 për vizë turistike dhe e printojmë, duhet të sjellim edhe një foto. Çfarë përmasash duhet të ketë fotoja? Pastaj, kam lexuar se duhet të kem një llogari online, por përsëri nuk jam e qartë. Pres një shpjegim, faleminderit. Një lexuese e rregullt.

– E nderuar lexuese, duhet të ndiqni këto hapa: duhet të plotësoni formularin, por jo ta printoni. Pasi të keni plotësuar të gjitha të dhënat dhe të jepni “submit”, ju del edhe një opsion “print confirmation page”. Kjo është thjeshtë për konfirmim. Bëhet fjalë gjithmonë që ju të aplikoni në faqen tonë zyrtare që kemi në internet, por nuk është e nevojshme ta printoni. Fotoja duhet te jetë e vogël si për aplikim, me sfond të bardhë dhe e kohëve të fundit. Më poshtë do t’ju shënojmë një link në internet për sqarime më të hollësishme. Për foton, kur të shkoni te fotografi, bëjani të ditur që e doni për ambasadë dhe ata e kanë parasysh se çfarë përmasash duhen.  Linku është: http://travel.state.gov/…/digital-image-requirements.html.

– Ndërsa llogaria online ka të bëjë me datёn e takimit ku aplikuesi do tё zgjedhё degёn e DHL-sё ku dëshiron t’i dorёzohet pashaporta pas pёrfundimit tё rastit apo do t’i kërkohet tё dёrgojë dokumente shtesё nёse do ju kёrkohet nga Seksioni Konsullor. Ndiqni këto hapa: krijoni njё llogari te: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/iv, zgjidhni: “Unë kam një datë takimi për intervistë në Konsullatë nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), Qendra Konsullore në Kentucky (KCC) ose Seksioni Konsullor dhe jam udhëzuar që të regjistroj takimin tim në këtë faqe interneti”, pastaj regjistrohuni me të dhënat tuaja. Më pas zgjidhni “Duhet të regjistroj një takim për vizë imigruese që NUK është për vizë “K” (të fejuari, bashkëshorti, fëmije)”. Vendosni të dhënat e kërkuara dhe më pas zgjidhni “Vazhdo” (me ngjyrë të gjelbër). Vazhdoni me regjistrimin e korrierit të DHL-së. Vazhdoni me “Përfundoni regjistrimin tuaj”. Printoni fletën me titull “Udhëzime” dhe silleni ditёn e intervistёs. Ju nuk do të lejoheni tё kryeni intervistёn nёse nuk e çoni kёtё dokument nё Seksionin Konsullor.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A marr pension në Greqi?

Next Post

Adelina Dodaj: Ai është dashuri, është gjithë jeta ime!

Advertisement