Përbërësit për 4 persona

80 gramë kuskus

200 ml qumësht, ose qumësht soje

200 ml pana

80 gramë kaçkavall i grirë (fakultative)

150 gramë kunguj të grirë

150 gramë karrota të grira

2 vezë

Erëza sipas dëshirës

Kripë, piper

Furra në 200 gradë celsius

 

Përgatitja

Në fillim përziejmë kuskusin me qumështin dhe panën. Ndërkohë që kokrrat e kuskusit fillojnë të fryhen, grijmë trashë në rende perimet dhe i hedhim në përzierje, së bashku me vezët. Shtojmë djathin dhe erëzat. Nëse doni mund të shtoni edhe pak sallam të kavërdisur. Përzierja hidhet në një tavë të lyer më parë me vaj dhe e vëmë në furrë për 25-30 minuta. Serviret si e ngrohtë, ashtu edhe e vakët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here