Përbërsit për 6 persona:
– Brumë për pica
– 6 feta të holla salmoni
– pana e trashë
– 2 topa mocarelë
– rigon, kopër, vaj ulliri, gjysmë limoni
Përgatitja:
Përgatitni brumin e picës (ose mund ta blini të gatshëm) dhe pasi të vijë, hapeni në një tepsi të cekët, të lyer me vaj ulliri. Mbulojeni me një shtresë të hollë pane. Mbi të vendosni fetat e salmonit, në mënyrë që ato të mbulojnë gjithë brumin. Hidhni përsipër dy lugë vaj ulliri, rigon, kopër dhe grini pak lëkurë limoni. Në fund priteni mocarelën me feta mesatare për të mbuluar picën. Mund ta zbukuroni me disa feta limoni. Futeni në furrën e parangrohur, në 180 gradë celcius. Nëse doni mund të vini sipër vezë, hidhini pesë minuta para fundit të pjekjes dhe futeni picën në furrë sa të mpiksen ato.