Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Çfarë mund të marr me vete në avion?
Toka pëson zhdukjen e gjashtë në masë të kafshëve. Më pas, të… njerëzve!
Pse disa njerëz nuk plaken kurrë?

Toka pëson zhdukjen e gjashtë në masë të kafshëve. Më pas, të… njerëzve!

Speciet e kafshëve tani po zhduken me një shpejtësi afro 100 herë më shpejt se në të kaluarën. Vlerësuesit më optimistë thonë se fauna në Tokë është duke pësuar zhdukjen e gjashtë në masë, sipas një studimi të publikuar kohët e fundit. Kurrë më parë, që prej zhdukjes masive të dinozaurëve, para 66 milionë vjetësh, kafshët e planetit tonë nuk janë zhdukur me një ritëm kaq të shfernuar, kanë deklaruar ekspertët e universiteteve amerikane të Stanfordit, Prinstonit dhe Berkleit. Studimi i tyre është publikuar në gazetën “Science Advance” dhe “tregon pa pikë dyshimi se ne po hyjmë në erën e zhdukjes së 6-të masive të kafshëve”, ka pohuar Pol Elrih, profesor biologjie në Stanford. Kështu, nuk do të kalojë shumë kohë para se të fillojë edhe zhdukja e njerëzve, ka paralajmëruar ai. “Nëse lejojmë që kjo gjë të vazhdojë, jetës në Tokë do t’i duhen miliona vite që të rimëkëmbet dhe vetë njerëzit do të zhduken shumë shpejt”, ka saktësuar Herardo Kebajos, i universitetit autonom të Meksikos. Kjo analizë mbështetet te vrojtimet e dokumentuara të zhdukjes së vertebrorëve, pra, kafshëve me skelet të brendshëm, si bretkosat, reptilët dhe tigrat, duke u nisur nga fosilet dhe baza të tjera të dhënash.

Ritmi aktual i zhdukjes së specieve është krahasuar me “ritmet natyrale të zhdukjes së specieve para se të dominonte aktiviteti i njerëzve”. Këto ritme janë të vështira për t’u matur, sepse ekspertët nuk e dinë me saktësi se çfarë ka ndodhur në Tokë përgjatë 4.5 miliardë viteve të ekzistencës në Tokë. Nëse në të kaluarën mendohet se janë zhdukur për shembull dy specie gjitarësh në 100 vjet, aktualisht, ritmi i zhdukjes është 114 herë më i madh se sa do të kishte qenë ai pa aktivitetin e njerëzve, edhe duke patur parasysh vlerësimet më optimiste. Studiuesit thonë se “përllogaritjet tona kanë gjasë të nënvlerësojnë seriozitetin e kësaj krize, sepse objektivi ynë ishte të fiksonim një nivel të ulët, realist, përsa i përket ndikimit të njeriut në biodiversitet».

Shkaqet e zhdukjes përfshijnë ndryshimin klimatik, ndotjen dhe shpyllëzimin. Sipas Unionit Ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës, afro 41% e specieve të amfibëve dhe 26% e specieve të gjitarëve po kërcënohen nga zhdukja. “Ka shembuj speciesh në gjithë planetin që janë aq të rrallë sa mund t’i konsiderosh si të mbijetuar”, ka nënvizuar Pol Erlih.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë mund të marr me vete në avion?

Next Post

Pse disa njerëz nuk plaken kurrë?

Advertisement