Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave...
Stërvitem, por më kanë thënë që më duhet kalcium
Shpjegimi i endrrave tuaja...

Stërvitem, por më kanë thënë që më duhet kalcium

– U bënë disa muaj që ushtroj palestrën dhe kam patur rezultat të mirë në fizik, kam arritur në peshën që doja, por kam filluar të kem probleme me kockat, më saktë, osteoporozën. Më kanë thënë të marr kalcium. Çfarë roli ka ky në trupin tonë dhe sa duhet të marr? Niku.

Mario instruktor: – I nderuar Niku, përderisa ju kanë thënë që mund të keni osteoporozën, duhet të ishit këshilluar me mjekun, se cila është doza që duhet të merrni ju. Ne nuk e dimë moshën tuaj, aq më tepër që kjo është një temë mjekësore dhe vetëm specialisti mund t’ju sugjerojë dozën e duhur, si dhe t’ju thotë se çfarë duhet të bëni. Gjithsesi, unë po ju jap një informacion të përgjithshëm mbi kalciumin. Kalciumi është kripa minerale më e bollshme në trupin e njeriut, kështu që luan një rol shumë të rëndësishëm në të. Roli parësor i kalciumit është të ndërtojë kocka dhe dhëmbë të fortë. Kalciumi ndihmon në kontraktimin e muskujve, në mpiksjen e gjakut dhe në kontraktimin e zgjerimin e enëve të gjakut. Këto funksione janë aq të rëndësishme sa, nëse nuk e merr kalciumin nëpërmjet ushqimit, trupi ua merr atë kockave.

Përsa u përket dozave që duhet të merren, ato janë këto: Fëmijët nga 1-3 vjeç kanë nevojë për 500-2500 mg kalcium në ditë, fëmijët 4-8 vjeç 800-2500 mg ditë, ndërsa të rriturit, minimumi 1300 dhe maksimumi 2500 mg/ditë. Por kalciumin mund ta gjeni edhe tek ushqimet, siç janë: Qumështi, djathi, kosi, brokoli, sallata dhe lakra. Nëse e keni problem yndyrën që ndodhet në qumësht dhe në nënproduktet e tij, zgjidhni nënprodukte me përqindje të ulët yndyre, të cilët zakonisht kanë të njëjtën sasi kalciumi. Mbase keni dëgjuar se kalciumi i marrë nga perimet nuk thithet aq mirë sa ai që merret nga nënproduktet e qumështit dhe kjo është pjesërisht e vërtetë. Kalciumi thithet pak nga trupi, nëse konsumon disa lloje perimesh, siç janë spinaqi, patatet, fasulet, etj. Për shembull, vetëm një e dhjeta e kalciumit thithet prej tyre, krahasuar me atë të nënprodukteve të qumështit. Megjithatë, ka perime, kalciumi i të cilave thithet nga trupi po aq sa nënproduktet e qumështit dhe kjo është familja e lakrave (brokoli, lakra, sallata). Megjithatë, ki parasysh se disa perime kanë më shumë kalcium për gram se të tjerët. Për shembull, duhet të konsumosh sasi më të mëdha brokoli për të marrë të njëjtën sasi kalciumi që merr nga sallata.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave...

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement